• Specialiste Finance (Tirane)

Roli dhe pergjegjësitë:

  • Përgatitja e informacionit financiar të Shoqerise;
  • Regjistrimi i të dhënave financiare në sistemin kontabël, duke u bazuar ne informacionin e pasqyruar në kontrata, fatura shitje dhe blerje, arka, levizjet bankare, etj.;
  • Regjistrimi i hyrje-daljeve të mallrave nga magazine;
  • Mbikqyrja në vazhdimësi dhe me përpikmëri e proceseve financiare
  • Kryerja e kontrolleve rregullisht të shitjeve dhe blerjeve, si dhe importeve.
Kriteret:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në kontabilitet;
  • Të ketë njohuri në hedhjen e veprimeve në sistemin financiar dhe në kontrollin e tyre
  • Të kryejë rakordime klientesh e furnitoresh
  • Të njohë programin financiar NAV
  • Të ketë aftësi në analizimin e të dhënave financiare dhe përgatitjen e raporteve financiare
  • Të jetë korrekte, e organizuar dhe e orientuar drejt realizimit të detyrave në mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuara
  • Të zoteroje aftesi te mira komunikuese edhe pune në grup.
E preferueshme:

  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e financës mbi 3 vite.
Orari I punes

  • E hene-E premte 08:30 – 17:00.
  • E shtuna me rotacion 08:30 – 14:30.
Paga:

  • E negociueshme ne varesi te eksperiences.
  • Transport i siguruar brenda Tiranes.
 


WhatsApp
Back
Top