• SPECIALIST PROKURIMI PER BLERJE

Kompania MSE, Medical Service Engineering, është krijuar në vitin 2018, me fokus shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore.

Në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj, kompania po kërkon staf në pozicionin:

SPECIALIST PROKURIMESH

Përshkrimi dhe Detyrat:

  • Zbaton procedurat e blerjes/prokurimit të kompanisë;
  • Raporton dhe ndjek me përpikmëri direktivat e dhëna nga drejtuesi i departamentit të rokurimit/operacional;
  • Identifikon dhe vlerëson furnizuesit bazuar në çmimin, cilësinë dhe shpejtësinë e dorëzimit.
  • Kontrollon periodikisht stokun minimal, përgatit draft porosi në rastet e nevojshme dhe ia raporton drejtuesit të departamentit/operacional;
  • Koordinon me departamentet e brendshme për të kuptuar nevojat e tyre të prokurimit dhe krijon strategji të prokurimit në përputhje me to.
  • Monitoron nivelet e inventarit dhe bën menaxhim efektiv të buxhetit të prokurimit.
  • Mban regjistra të saktë të veprimtarive të prokurimit dhe kontratave me furnizuesit për të siguruar dorëzimin në kohë dhe për të zgjidhur çdo çështje që mund të lindë.
  • Qëndron i azhornuar mbi tendencat e industrisë dhe praktikat më të mira në prokurim për të përmirësuar vazhdimisht proceset dhe strategjitë.
  • Ndjek faturimin e sasive të caktuara në lidhje me shitjet në institucione pas marrjes së porosisë nga klientet dhe konfirmimit nga drejtuesi i departamenti/operacional.
  • Përgatit ofertën e shitjes për institucionet dhe kompanitë përkatëse.
  • Përgatit porosinë e blerjes në sistem.
  • Ndjek në mënyrë periodike gjendjen e produkteve në magazinë.
  • Kryen dorëzimin online të vetë-deklarimit mujor të importeve pranë AKBPM mbas marrjes së konfirmimit nga Drejtuesi i Departamentit të Prokurimit/Operacional.
  • Ndjek proceduren e transportit të pajisjeve dhe porosive nga momenti i konfirmimit të blerjes deri në mbërritjen në destinacion tek klienti/institucioni/magazina.
  • Përgjegjës për mbledhjen e ofertave finanaciare në lidhje me transportin e pajisjeve/mallrave.
Kriteret e Pozicionit të Punës:
  • Diplomuar në shkencat e Juridike, Mjekësore, Inxhinier Fizik Mjeksore,
  • Preferohet të ketë eksperiencë në proçedurat e prokurimeve,për blerje (përbën avantazh në fushën e mjekësisë).
  • Të jetë bashkëpunues, atësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup.
  • Të jetë i aftë të menaxhojë situata të paparashikuara; (Mendim analitik, aftësi në marrjen e vendimeve, aftësi të mira prezantuese).
  • Të këtë aftësi të ndërtojë marrëdhënie efektive të punës me stafin, departamentet si dhe partnerët;
  • Të jetë kreativ dhe fleksibël gjatë performacës së tij;
  • Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar në fuqi për zhvillimin e procedurave të prokurimit.
  • Aftësi të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësinë për të punuar në mënyrë të pavarur apo si pjesë e një grupi.
  • Të ketë njohuri mbi gjuhën Angleze/ Italiane.
  • Të dijë të mbajë konfidecialitetin.
Orari i Punes: 08:00 am - 16:30 pm

MSE Sh.p.k ju fton të bëheni pjesë e stafit duke kontaktuar në numrin e telefonit: 068 70 14 556 për më shumë informacione.

Mund të aplikoni për këtë pozicion duke derguar Cv tuaj në adresën e e-mailit: fpetritaj@mse.al brenda datës 02.05.2024
Kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen për të zhvilluar fazën e intervistës
Ju njoftojmë së të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Cel. : + 355 69 70 14 556
 


Apply WhatsApp
Back
Top