• Specialist Prokurimesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Mundësi Punësimi - Specialist Prokurimesh

VEGA Group është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.

Detyra të përgjithshme të rolit:
  • Asiston Menaxherin e Prokurimeve me detyrat e përditshme si analiza e ofertave të mbledhura.
  • Ben hyrjet në sistem të faturave të blerjes për artikujt e porositur.
  • Mban komunikime me furnitorët për të shmangur problematikat në dërgesa apo faturime.
  • Asiston Menaxherin e Prokurimeve në negociata me furnitorët për afatet, termat dhe kushtet sa më të favorshme për kompaninë;
  • Suporton në procesin e përpilimit të kontratave për produktet dhe shërbimet e blera;
  • Asisiton në optimizimin e procesit të prokurimeve dhe uljes së kostove të kompanisë;
  • Organizon procesin e dërgimit të materialeve nga furnitorët deri në magazinën e kompanisë;
Kriteret dhe kualifikimet:
  • Të jetë i diplomuar në degën e Inxhinierisë Elektrike
  • Eksperiencë pune mbi 2 vite nga të cilat të paktën 1 vit në prokurime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të ketë njohuri të mira në programet kompiuterike;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Shënime:

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Specialist Prokurimesh”, ose "Aplikoni" më lehtë në linkun: https://vega-group.odoo.com/jobs/specialist-prokurimesh-1

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply
Back
Top