• Specialist - Njësia e Suportit dhe Zhvillimit Operacional

Specialist - Njësia e Suportit dhe Zhvillimit Operacional


Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:


Ndjekja në mënyrë të vazhdueshme e aktivitetit operacional të degëve duke ofruar një suport cilësor për stafin. Të marrë pjesë aktive në proçesin e zhvillimit të produkteve dhe të ndjekë të gjitha fazat e testimit në sistem.


Përgjegjësitë kryesore të punës:

- Përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e problemeve operacionale që kanë të bëjnë me rrjetin e degëve duke ofruar një suport sa më cilësor në zgjidhjen e tyre;
- Përgjegjës për administrimin dhe mirëmbajtjen e databazës së lidhur me shmangiet dhe gabimet operacionale të rrjetit të degëve që shërbejnë si bazë për matjen e performances dhe riskut operacional;
- Përgjegjës për ndërtimin dhe rishikimin në vazhdimësi të proçedurave operacionale për të garantuar sisteme të mjaftueshme të kontrollit operacional dhe për të rritur efiçencën operacionale;
- Merr pjesë aktive në ndjekjen e zhvillimeve të produkteve të reja, modifikimin e atyre ekzistuese, zgjidhjen e problematikave me sistemin e bankës duke nisur nga konceptimi i kërkesave funksionale deri në kryerjen e të gjitha fazave të testimeve të nevojshme për të siguruar që çdo ndryshim dhe mirëmbajtje teknike është e saktë;
- Përgjegjës për zhvillimin e trajnimeve operacionale dhe testimeve të organizuara nga Banka për stafin e ri dhe atë ekzistues;
- Merr pjesë aktive në projektet e Bankës duke dhënë kontributin lidhur me aspektet operacionale të projektit, zhvillime, testime dhe ndertim udhëzimesh/proçedurash.
- Mund të kryejë autorizime në sistem brenda limiteve të përcaktuara në proçedurat respektive.
- Përgjegjës për menaxhimin e userave të stafit në sistemin e bankës FlexCube si dhe të userave të klienteve për mundësimin e akseseve në shërbimin e-banking.


Kërkesat e profilit:

- Diplomë universitare në Fakultetin e Ekonomisë (profili Financë, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike).
- Të paktën 2 vite eksperiencë e mëparshme ose e ngjashme në sektorin bankar.
- Njohuri shumë të mira të produkteve dhe operacioneve bankare, të sistemeve të lidhura me to dhe të parimeve bazë të Kontabilitetit Bankar.
- Aftësi shumë të mira prezantimi dhe komunikimi verbal dhe me shkrim.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe analitike, i kujdesshëm ndaj detajeve dhe i/e aftë për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht.
- I/E afte për të punuar dhe kryer detyrat në mënyrë të pavarur si dhe njekohesisht me një sens të lartë bashkëpunimi dhe pune në grup.
- Qëndrim pozitiv dhe proaktiv, i/e aftë për t’u përshtatur me ndryshimet dhe situatat e reja, iniciator/e dhe i/e gatshëm për të kontribuar me ide të reja.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe të programeve bazë MS Office.


Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 06 Prill 2024
CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në
[I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top