• Specialist në Departamentin e Auditimit

Specialist në Departamentin e Auditimit



Përgjegjësitë kryesore të punës:

Kontrollon dhe vlerëson aktivitetin e njësive për të përcaktuar përputhshmerine me rregulloret, procedurat dhe politikat e brendshme të Kompanisë;
Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve te ndryshme;
Kryen procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimeve me personat përgjegjës, rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e plotë të proceseve dhe procedurave të ndjekura;
Ndihmon në përcaktimin e rekomandimeve të përshtatshme dhe efektive për funksionimin dhe përmiresimin e sistemit të kontrollit


Kërkesat e profilit:

Diplome e shkollës së lartë Fakulteti Ekonomik (preferohen Financë, Kontabilitet, Informatikë Ekonomike);
Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë ne Auditim /Menaxhimi i Riskut apo fusha të tjera të ngjashme;
Aftesi analitike, i orientuar drejt detajeve dhe arritjes së objektivave;
Aftësi dhe kontribut për të përmirësuar në mënyre të vijueshme metodën dhe metodologjinë e punës;
Të jetë i/e aftë për të punuar me programe përpunimi të dhënash (excel etj) dhe i familjarizuar me teknologjinë e informacionit;
I organizuar dhe I aftë për të percaktuar prioritetet dhe respektimin e afateve;
Deshire për të mësuar, zhvilluar dhe aplikuar standartet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm gjatë punës së përditshme;
Aftësi shumë të mira në komunikim verbal dhe të shkruar;
Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të përballuar njëkohësisht disa detyra;
Të veprojë me integritet dhe i/e aftë të ndërtojë marrëdhenie konstruktive me njerëzit;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.


Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 14 Mars 2024 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në
humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top