• Specialist i Përputhueshmërisë

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE



Titulli i punes: Specialist i Perputhueshmerise
Departamenti: Perputhueshmerise



PËRMBLEDHJE E POZICIONIT TË PUNËS

Misioni dhe roli i Përputhshmërisë përfshin identifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e rrezikut të përputhshmërisë së bankës, ndihmën për menaxhimin efektiv të rreziqeve të përputhshmërisë, këshillimin e drejtuesve të lartë për respektimin e ligjeve, rregullave dhe standarteve, informimin e rregullt mbi zhvillimet në legjislacion ne vend. Kryen detyrat e përcaktuara në rregulloren e BSH-së në kuadrin e një programi përputhshmërie që përcakton aktivitetet e saj, të tilla si zbatimi dhe rishikimi i politikave dhe procedurave specifike, procedura të veçanta për rrezikun e përputhshmërisë, testimi dhe vlerësimi i përputhshmërisë, si dhe trajnimi dhe edukimi i stafit mbi çështjet e përputhshmërisë. Mund të kryejë funksione të tjera specifike statutore në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore të bankës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Kryen detyrën në përputhje me Rregulloret dhe Procedurat e U.B.A. si dhe kuadrin ligjor shqiptar.
  • Ushtron ndershmëri, objektivitet dhe zell në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.
  • Tregon kujdes në përdorimin e informacionit të marrë gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj. Ai/ajo nuk duhet të përdorë informacionin konfidencial për ndonjë përfitim personal dhe në asnjë mënyrë, që do të ishte në kundërshtim me Ligjin ose në dëm të Bankës.
  • Rishikon sistemet e krijuar dhe siguron përputhjen me ligjet, politikat, procedurat dhe rregulloret që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në operacionet e Bankës;
  • Rishikon operacionet për t'u siguruar nëse rezultatet janë në përputhje me objektivat e vendosura dhe nëse operacionet po kryhen sipas procedurave të miratuara.
  • Identifikon dhe vlerëson rreziqet e përputhshmërisë që lidhen me operacionet e bankës, duke përfshirë produktet dhe praktikat e reja, krijimin të llojeve të reja të biznesit, marrëdhëniet me klientët, etj.
  • Asiston në përgatitjen e udhëzimeve të shkruara për stafin për zbatimin e duhur të ligjeve, rregulloreve dhe standarteve përmes politikave dhe procedurave dhe dokumenteve të tjera si manualet e përputhshmërisë, kodet e brendshme të sjelljes dhe udhëzimet praktike.
  • Edukon dhe trajnon stafin për çështjet e përputhshmërisë.
  • Mat rrezikun e përputhshmërisë duke përdorur tregues të performancës (p.sh. rritje e numrit të ankesave të klientëve, parregullsi në pagesa) për të përmirësuar vlerësimin e rrezikut të përputhshmërisë.
  • Monitoron, teston dhe raporton rezultatet e testimit të përputhshmërisë duke ndjekur procedurat e brendshme të menaxhimit të rrezikut të bankës, duke identifikuar çdo ndryshim në profilin e rrezikut të përputhshmërisë bazuar në treguesit përkatës të performancës, shkeljet dhe/ose mangësitë e identifikuara dhe masat korrigjuese që janë marrë;
  • Monitorimi dhe raportimi i ngjarjeve të mashtrimit;
  • Matja dhe menaxhimi i rrezikut të mashtrimit duke përdorur tre objektiva (parandalimi, zbulimi, përgjigjia), për të vlerësuar këtë rrezik;
  • Ndjek ndryshimet në legjislacionin që rregullon të gjitha aspektet e ndryshme të veprimtarisë së bankës;
  • Vlerëson efektivitetin e politikave dhe procedurave aktuale të bankës dhe përshtatshmërinë e procedurave dhe udhëzimeve të përputhshmërisë si dhe identifikon nevojën për ndryshime dhe amendime te dokumentave;
  • Asiston në përgatitjen e projekt-dokumenteve për t’u ndryshuar në bashkëpunim me drejtuesin e departamentit përkatës që do të preket nga ky ndryshim, së bashku me kontrolluesin e brendshëm;
  • Mbledh gjetjet dhe rekomandimet e Kontrollit të Brendshëm si dhe autoriteteve mbikëqyrëse që rrjedhin nga kontrolli i aktiviteteve të bankës dhe punës së punonjësve nga ky i fundit dhe i kontrollon ato, ndjek problematikën e tyre dhe paraqet propozime për zgjidhjen e tyre;
  • Mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe respektimin e normave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Mbajtja e kontakteve dhe informimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Sigurohet për kuptimin e qartë të legjislacionit aktual për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndërgjegjësimin për legjislacionin e ardhshëm;
  • Zbaton masat dhe kornizën e qeverisjes së privatësisë për të menaxhuar përdorimin e të dhënave;
  • Krijon dhe monitoron programet dhe proceset e sigurimit të cilësisë për të identifikuar mangësitë dhe vlerësimin e rrezikut dhe propozon masat për korrigjimin ose përmirësimin e produkteve në mënyrë që të përmbushen standardet e vendosura të cilësisë;
  • Bashkëpunimi me të gjithë aktorët për të zhvilluar politika dhe procese përkatëse për të arritur një kulturë cilësie me zero defekte ose devijime nga standardet e përcaktuara;
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas rregullave ligjore, nënligjore dhe akteve të brendshme të Bankës dhe sipas udhëzimit të Drejtuesit të Departamentit.


KUALIFIKIMET:


  • Diplomë Universitare në Ekonomi. Kualifikim pasuniversitar në fushën e Drejtësisë do të përbëjë avantazh.
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në sistemin bankar.
  • Aftësi shumë të mira për të kuptuar parimet e Bankës për të njohur dhe vlerësuar devijimet nga praktikat e biznesit.
  • Njohuri shumë të mira të operacioneve dhe veprimtarive bankare.
  • Aftësi për të vlerësuar bazat e kontabilitetit, ekonomisë, ligjit, tatimeve, financave dhe teknologjisë së informacionit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur dhe aftësi kompjuterike.

Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe letren e motivimit ne adresen e e-mailit hr@uba.com.al. Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

Afati i fundit i aplikimit 24 Mars, 2024.
 


Apply
Back
Top