• Specialist i Menaxhimit të Buxhetit dhe Kontratave

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime, shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist i Menaxhimit të Buxhetit dhe Kontratave
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përshkrimi i pozicionit:
Menaxhimi dhe përditësimi i buxheteve marketing për çdo projekt duke verifikuar faturat dhe ndjekjen e tyre deri në likuidim. Ndjekja dhe finalizimi i marrëdhënieve kontraktuale për çdo shërbim të marrë marketing. Marrëdhënie të drejtpërdrejta me departamentet ligjore dhe financiare të çdo projekti për të ndjekur mbarëvajtjen e të gjithë dokumentacionit dhe pagesave.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Zhvillon, prezanton dhe mbikëqyr buxhetet e marketingut mbi bazë ditore, mujore dhe vjetore. Përditëson shpenzimet e marketingut për çdo projekt në përputhje me buxhetet vjetore të miratuara;
  • Verifikon dhe ndjek faturat për pagesë;
  • Identifikon devijancat mes rezultateve financiare aktuale dhe atyre të buxhetuara në fund të çdo periudhe raportuese;
  • Menaxhon kontratat dhe shërbimet në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë;
  • Përgatit termat dhe kushtet e kontratave;
  • Asiston/Merr pjesë në përgatitjen e kontratave të ndryshme;
  • Sigurohet që gjithë dokumentacioni i kontratave të jetë i përditësuar;
  • Hulumton dhe adreson problematikat e kontratave;
  • Monitoron kontratat dhe mbikëqyr mbylljen, zgjatjen ose rinovimin sipas asaj që është më e dobishme për kompaninë;
  • Përgatit raporte periodike për temat e mësipërme;
Eksperiencat e punës:
  • Minimumi 2 vjet eksperiencë në një pozicion të ngjashëm;
Aftësi të tjera:
  • Diplomë Bachelor ose Master në Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel dhe PPT);
  • Aftësi për të shpjeguar informacionin financiar në terma të thjeshtë;
  • Aftësi për të analizuar të dhënat financiare dhe për të parashikuar kërkesat e ardhshme buxhetore;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara;
  • Aftësi të shkëlqyera të kryerjes së veprimeve matematikore me përpikëri;
  • Aftësi për të kryer disa detyra njëkohësisht;
  • Aftësi të shkëlqyera në arsyetim dhe gjykim;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
Kushtet e punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 10/06/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top