• Specialist i Larte Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Green Coast pjesë e Grupit Balfin është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist i Lartë Finance
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Monitoron nga pikëpamja financiare projektin dhe raportet përkatëse. Ndjek dhe mban marrëdhëniet me të tretët (d.m.th. për kreditë, pagesat, si dhe plotësimin e grupeve të dokumenteve shoqëruese sipas procedurave). Ndjek raportin e kontratave dhe pagesave nga klientët. Ndjek dhe raporton periodikisht për projektin/projektet e caktuara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontrollon regjistrimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Përgjegjës për veprimtarinë e projektit të caktuar, menaxhimin e kontratave me palët e treta;
  • Ndjekja dhe raportimi periodik për projektin e caktuar;
  • Barazon dhe rishikon periodikisht llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Përcjellja e raportit të kontratave dhe arkëtimeve nga klientët (kontrata/arkëtimi);
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet e gjeneruara nga departamenti i financave në përputhje me kërkesat e menaxhmentit të kompanisë;
  • Analizon dhe monitoron zbatimin e procedurave të departamentit të financave, sugjeron ndryshime për procedurat ekzistuese në fuqi;
  • Zbatimidhe kontabilizimi i IFRS 9,15,16;
  • Zbatimi dhe përditësimi i të gjitha standardeve të IFRS që prekin kompaninë;
  • Analiza dhe optimizimi i rrezikut financiar;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet mujore dhe të ardhurat e realizuara;
  • Ndihmon në procesin e buxhetimit;
  • Ndërlidhja me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë gjatë proceseve të auditimit;
  • Çdo detyrë që mund të lindë.

Edukimi: Diplomë në Financë

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë 5-7 vite eksperiencë në fushën financiare;
  • Të jetë në gjendje të punojë pa/ose me pak mbikëqyrje;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe raportuese;
  • Të ketë iniciativë, aftësi komunikuese, të punojë mirë në ekip dhe nën stres;
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur çështjet që mund të lindin dhe të ketë aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Njohuri të mira të programeve të kontabilitetit dhe Financa 5;
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Përvoja e mëparshme e punës në një kompani ndërtimi/investimi është e favorshme.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresen e emailit hr@greencoast.al


Afati i aplikimit: 23/02/2023
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 


Apply
Back
Top