• Specialist i Kanaleve Alternative, Njësia e Kanaleve Alternative

Menaxhon në mënyrë të suksesshme të gjitha linjat e komunikimit dhe shitjes në këtë njësi. Menaxhon kanalet digjitale të komunikimit ndërmjet klientit dhe kompanisë në formën më të mirë të mundshme, duke ofruar zgjidhje dhe përvojë të shkëlqyer ndaj klientit.

Ka aftësi të shkëlqyera shitjeje dhe shërbimi, duke arritur të performojë detyra dhe ndjekë procese në një ambient dinamik duke respektuar standartet e shërbimit dhe realizuar indikatorët dhe objektivat idividuale dhe të ekipit.

Përgjegjësitë kyçe:
  • Realizon objektivat në shitjet online / ofron përvojë të shkëlqyer ndaj klientit;
  • Trajton kërkesat dhe plotëson nevojat e klientit në mënyrë profesionale duke synuar të ofrojë përvojën më të mirë të klientit;
  • Menaxhon në mënyrë efektive telefonatat promocionale/ pas shitje drejt klientëve potencialë duke përfunduar në mënyrë të sukseshme procesin e shitjes dhe rritur angazhimin afatgjatë të klientit ndaj kompanisë;
  • Menaxhon në mënyrë efektive kanalet digjitale të komunikimit me klientët si telefonatat hyrëse, WEB Chat, Whatsapp Messenger, rrjetet sociale etj.
  • Ofron zgjidhje dhe informacion efektiv në ndërveprim me klientët duke trajtuar kërkesën/ ankesën e tyre shpejt dhe sigurt në përputhje me standartet në shërbim;
  • Ofron dhe propozon sugjerime inovatore për të zhvilluar dhe përmirësuar eksperiencën e klientit, procese të brendshme të këtij kanali.
Kualifikimet dhe aftesitë:
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe ndërveprimit me klientët;
  • Aftësi të shkëlqyera në shitje dhe shërbim;
  • I orientuar në arritjen e objektivave duke ofruar shërbim të shkëlqyer;
  • Njohuri dhe eksperienca të mëparshme të shërbimeve financiare apo bankare dhe të kanaleve/ platformave digjitale të komunikimit me klientin;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, sistematike;
  • Mundësi për të punuar në orare fleksible duke përfshirë ditët festive dhe fundjavat.
  • Diplomë universitare e preferueshme në Biznes, Finance, IT ose në fusha të tjera të ngjashme;
Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 10 Prill 2024 në adresën e email-it humanresources@noafin.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top