• Specialist i Inteligjencës së Biznesit (BI Specialist)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentit e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
Specialist i Inteligjencës së Biznesit (BI Specialist)

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Ky pozicion është përgjegjës për të ndihmuar përdoruesit në bankë me informacion te sakte, te kuptueshëm dhe të lehtë ne përdorim duke përgatitur raporte/analiza të ndryshme duke mbledhur dhe integruar vëllime te dhënash nga burime te shumta.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Pergatit raporte të strukturuara, të cilat përmbajne informacione te rëndësishme për përdoruesit ne banke;
  • Zbaton teknologji të reja dhe inovative për të automatizuar proceset e analizës dhe raportimit;
  • Identifikon fushat në sistemin core që kanë nevojë për optimizim dhe përmirësim;
  • Siguron që përdoruesit kanë akses në informacionet, raportet dhe analizat e përgatitura;
  • Identifikon mundësitë e përmirësimit të procesit;
  • Siguron qe i gjithë procesi i marrjes se te dhënave, ndajra dhe rezultatet e aplikuara janë ne përputhje me standartet e bankës;
Profili Individual dhe kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë Universitare në degën Informatikë, inxhinieri Informatike, ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në shërbime TIK;
  • I/E aftë të kuptojë ciklin e zhvillimit të software-ve dhe njohuri të bazave të të dhënave Oracle, MS
SQL Server;
  • Përvojë në përdorimin e aplikacioneve BI dhe krijimin e raporteve/analizimit të të dhënave duke e përdorur atë;
Aftësi të tjera:
  • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve, aftësi organizuese shumë të mira të punës, dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Aftesi të mira prezantuese;
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit, i/e prirur të ndërtojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
  • I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe natyrë proaktive;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 17 Tetor 2023
  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top