• Specialist Finance

Kompania MSE, Medical Service Engineering, është krijuar në vitin 2018, me fokus shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore.

Në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj, kompania po kërkon staf në pozicionin:

SPECIALIST FINANCE

Përshkrimi dhe Detyrat:

  • Mbajtja e regjistrimeve të sakta për të gjitha transaksionet ditore
  • Përgatija e librave fiskale
  • Kontrolli dhe monitorimi i faturave të blerjes në platformen e fiskalizimit
  • Përpunoni dhe pergatitja e faturave të shitjes faturat.
  • Deklarimi i doganave ne portalin selfcare sipas afateve të percaktuar në sitemin tatimor
  • Regjistroni llogaritë e pagueshme dhe llogaritë e arkëtueshme
  • Përditësoni sistemet e brendshme me të dhëna financiare
  • Përgatitni raporte financiare mujore, tremujore dhe vjetore
  • Kontrollimi dhe regjistrimi i deklaratave bankare ne sistemin e brendshem
  • Menaxhimi i procedurave të zhdoganimit të import/eksportit
  • Mban në bashkepunim me doganat regjistrin e regjimeve doganore qe shoqëria ka
  • Mbani komunikim në kohë me Zyrën e Tatimeve në koordinim me Studion Financiare.
  • Mbajtja e arkës ditore të cash dhe raportimi i saj në fund të ditës.
  • Komunikimi me klientët apo me furnitorët për pagesat.
  • Ndjekje dhe rakordim i llogarive te furnitorve / klienteve dhe raporte te ndryshme ne lidhje me ta.
  • Kontabilizimimi i shpenzimeve të kompanisë sipas qëndrave të kostos.
  • Kontrolli i gjëndjes së bankave dhe përdorimi i E-Banking për pagesa ditore.
  • Kontroll i veprimeve bankare në programin financiar.

Kriteret e Pozicionit:
  • Të ketë perfunduar studimet në fakultetin Ekonomik (preferohet diplome universitare në profilin Financë dhe Kontabilitet);
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në department finance ;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe të programit financiar NAV -(Navision);
  • Njohja e Ligjit për Shërbimet Financiare, ligjet e biznesit, legjislacioni dhe rregullatoret lokale
  • Të ketë aftësi të mira ndërpersonale,komunikimi, dhe zhvillimi personal;
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia;
  • Të jete i aftë të punoje ne grup.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze/ italiane.

Orari i Punes: 08: 00 - 16:30.

MSE Sh.p.k ju fton të bëheni pjesë e stafit duke kontaktuar në numrin e telefonit: 0684018636 për më shumë informacione.

Mund të aplikoni për këtë pozicion duke derguar Cv tuaj në adresën e e-mailit: fpetritaj[I]@mse.al[/I] brenda datës 15.03.2024
Kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen për të zhvilluar fazën e intervistës
Ju njoftojmë së të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Cel. : + 355 68 40 18 636
 


Apply WhatsApp
Back
Top