• Specialist/e Finance

Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit por me një eksperience të gjatë në distribucion, tashmë pjesë e DVG Group kërkon të punësojë: Specialist/e Finance për në departamentin e prodhimit.

Tek DIMAL INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat e shqiptarëve.

Detyrat​

  • Përgatitja e analizave të kostos dhe rekomandimeve për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit.​
  • Përgatitja e planeve afatgjata dhe afatshkurtra për rritjen dhe zhvillimin e prodhimit.​
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore për nivelin menaxherial.​
  • Kryerja e analizave financiare për të vlerësuar performancën e prodhimit dhe identifikimin e fushave për përmirësim.​
  • Bashkëpunimi me departamentet e shitjeve, marketingut dhe logjistikës për të siguruar koordinim të mirë dhe efikasitet në të gjithë procesin e prodhimit.​
  • Monitorimi i ndryshimeve ligjore dhe politikave ekonomike që mund të ndikojnë në prodhimin dhe zhvillimin e biznesit.​
  • Monitorimi I lëvizjeve të mallit në prodhim.​
  • Regjistrimi në Nav I të gjitha veprimeve financiare në prodhim.​
  • Identifikimi dhe implementimi i inovacioneve dhe përmirësimeve në proceset e prodhimit për të rritur efikasitetin dhe për të zvogëluar kostot.​
  • Planifikimi I prodhimit javor në rakordim me Departamentin e Shitjeve.​
  • Mbajtja e regjistrave të saktë të stokut për të siguruar që produkte të ndryshme janë në dispozicion në momentin e duhur.​
  • Analiza e shpenzimeve për materialet e para/lëndët ndihmëse.​
  • Përgatitja dhe monitorimi i proceseve të pagesave dhe faturave për furnizuesit dhe punonjësit.​

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar studimet në fakultetin Ekonomik (diplomë universitare në profilin Financë dhe Kontabilitet);
  • Kanë përparësi kandidatët me mbi dy vjet eksperiencë.
  • Të njohë shumë mirë programin Financë 5, njohja e programit Navision përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Msc Office
  • Aftësi analizuese dhe vlerësuese si dhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit.
  • Njohuri të mira të legjislacionit tatimor.
  • Vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve; I aftë të punojë në skuadër.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: Hr@Dimal.com ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 0692037422
 


Apply WhatsApp
Back
Top