• Specialist/e e Marketingut Dixhital

Shoqeria "ABISSNET" sha eshte shoqeri lider ne vend në fushen e komunikimeve elektronike, ne lidhje me ofrimin e sherbimit te internetit, telefonise se palevizsshme dhe sherbimeve audiovizive nepermjet internetit.
Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: Specialist/e e Marketingut Dixhital

Detyrat​

  • Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
  • Paraqet propozime mbi rinovimin e teknologjisë marketing dhe qasjen e shoqërisë dhe produkteve te shërbimeve të saj në treg.
  • Mirëmban dhe zhillon rrjetet sociale të kompanisë si fb, instagram, twitter, linked-in etj. si dhe marrëdhëniet me te gjitha mediat sociale me qëllim marketimin e mundshëm tek ato si dhe monitorimin e konkurrencës.
  • Studion situatën në treg të produkteve, shërbimeve dhe kompanisë.
  • Përcakton aksionin e nevojshëm për përmirësimin e imazhit, shitjeve dhe perceptimit publik.
  • Projekton fushata reklamuese, promovuese, që kanë për qëllim shitje.
  • Përpilon, redakton dhe formaton tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve e të tjera materiale marketing.
  • Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të veprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.
  • Bën sitematikisht çdo muaj raportin mbi gjendjen e produkteve, rezultatet e shitjeve print dhe on line si dhe raporton mbi arsyet dhe shkaqet si dhe personat përgjegjes.

Kualifikimet​

Edukimi:
  • Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Marketingut dhe Menaxhimit të Biznesit. (Te kete perfunduar ciklin e arsimit Universitar ).
Eksperiencë pune:
  • Të ketë punuar jo më pak se 2 vjet në pozicione të njejta.
  • Eksperiencë pune në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe mbajtjes së strategjive marketing.
  • Eksperiencë të vërtetueshme, kërkime mbi shitjen / tendencat e klientëve dhe tregut.
  • Njohuri në zhvillimin dhe funksionimin e rrjeteve sociale.
Aftësi të tjera:
  • Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe konfidencial.
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëve të huaja.


Te interesuarit te dergojne CV ne adresen e emailit b.njerezore@abissnet.al

Cel. : 0692230227
 


Apply WhatsApp
Back
Top