• SPAR Teknik Elektrik

spar_albania_cover.jpg


Spar Albania sh.p.k
. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Teknik Elektrik.
Departamenti: Ekspansion dhe Zhvillim
Raporton te: Menaxheri i Mirëmbajtjes
Vendodhja: Tiranë.

Përmbledhja e Pozicionit: Roli kryesor i këtij pozicioni ështe të kryej instalime, mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemeve elektrike të rrjetit.

Detyra dhe Përgjegjësi:
• Njohuri të standarteve, proçedurave dhe rregullave të ndërhyrjeve në sistemet elektrike dhe paisjeve elektrike.
• Të kontrollojë njësitë e brendshme për funksionim normal të tyre dhe të bëjë zëvendësimin e komponenteve të dëmtuar nëse duhet.
• Të realizojë kontrollet dhe shërbimet e mirëmbajtjes sipas proçedurave dhe standarteve të përcaktuara nga eprori.
• Monitorimi i alarmeve në sistemet e elektrike.
• Të kontrollojë nëse të gjithë aparturat punojnë dhe ndizen në kohë që kontrollohet me 'timer'.


Arsimi: Preferohet diploma e shkollës së mesme profesionale ose kurse profesionale.
Eksperiencë pune: Dy vite përvojë pune në nivel të lartë mirëmbajtjeje.
Njohuri shume te mira teknike me te gjitha teknologjite me te fundit.
Të disponojë patenetë të klasit B

Kualifikim shtesë:
• Aftësi pune në problemet e mirëmbajtjes dhe riparimit;
• Aftësi pune për të riparuar lehtësisht sistemin e pajisjeve mekanike, për të lexuar, interpretuar dhe zbatuar planet e ndërtimit, specifikimet dhe projektet, për të ndjekur udhëzimet me shkrim dhe me gojë.
Aftësitë personale dhe organizative:
• Duhet të respektojnë rregullat rigoroze për sigurinë teknike;
• Të jetë i kujdesshëm në përdorimin e mjeteve të mëdha si: kamionë pompë, peshore, etj.;
• Të jetë i kujdesshëm në përdorimin e veglave elektrike, të sigurohet para përdorimit që të mos ketë tela me vija, priza të djegura etj.;
• Për të mbrojtur veten dhe tjetrin nga rreziqet e punës.

Mënyra e aplikimit*
: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al brenda dates 30/01/2024, duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top