• SPAR Specialist/e i/e Përpunimit të Faturave

spar_albania_cover.jpg


Spar Albania sh.p.k
. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist/e I/e Përpunimit të Faturave.
Departamenti: Financë
Raporton tek: Përgjegjësi i Përpunimit të Faturave.
Vendodhja: Spar QTU, Tiranë.

Detyrat baze dhe qellimi i pozicionit:
- Eshtë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistron blerjet në sistemin informativ;
- Kontrollon kostot e produkteve që të përputhet vlera e faturuar me atë që përmban kostot;
- Rakordimi me magazinen/dyqanin per gjendjen e mallrave ne blerje;
- Komunikon mbi blerjet e reja me dyqanin ose magazinen;
- Kontrollon hyrje daljet dyqan magazine;
- Regjistron importet;
- Regjistron credit note te furnitoreve;
- Rakordon me furnitoret ditaret e blerjes dhe pagesat.

Kërkesat:
a.Edukimi: Arsim i lartë, profili Ekonomik.
b.Eksperiencat e punës: Të ketë eksperiencë në këtë profil.
c.Kualifikime të tjera:
-Njohuri të gjuhës Angleze;
-Njohuri të mira të paketës kompjuterike/ exel/ Financa 5 ose Navision/ Kubit.
d.Aftesi të tjera:
-Aftësi në menaxhim;
-Aftësi në organizim;

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al brenda dates 20/12/2023, duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top