• Social Media Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
WELL Albania, për shkak të zgerimit të aktivitetit dhe në kuadër të zhvillimit të departamentit të marketingut, shpall vakant pozicionin: Social Media Manager

  • Departmenti: Marketing
  • Vendndodhja: Zyrat Qendrore
  • Kohëzgjatja javore: E Hënë – E Premte
Qëllimi: Ekzekuton strategjinë e marketingut të kompanisë dhe brandeve në rrjete sociale. Është përgjegjës për krijimin, zbatimin dhe aplikimin e contentit dhe fushatave efektive marketing në kanalet dixhitale.



Detyrat


  • Ekzekuton strategjinë e marketingut të kompanisë dhe brandeve në rrjete sociale;
  • Krijon dhe modifikon përmbajtje të ndryshme për qëllime të publikimit në rrjete sociale si tekst origjinal, foto & video; Menaxhimi i rrjeteve sociale;
  • Organizimi i promocioneve për fushata të ndryshme marketingu, marketimi i produkteve dhe ndjekja e performancës online;
  • Publikon krijimet në të gjitha faqet digjitale të ALKOS Group sipas planit mujor të përgatitur në bashkëpunim me departamentin e marketingut;
  • Identifikon tendencat e reja për të nxitur zhvillimin e përmbajtjes së re inovative për rritjen organike të mediave sociale.
  • Kontribuon në hartimin dhe rishikimin e buxhetit vjetor të marketingut.
  • Nxjerr raporte lidhur me rritjen e ndjekësve, përshtypjet, arritjet nga promocinet, numëri i vizitorve në social media.
  • Mirëmban / editon llogarite ne rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn).
  • Harton e manaxhon contentin, paraqitjen grafike dhe përmbajtjen e website-ve dhe rrjeteve sociale të shoqerisë;
  • Projekton dhe menaxhon konkurset (contests & giveaway) në rrjetet sociale;
  • Identifikon e propozon bashkëpunëtoret e mundshëm për to dhe ngre analiza për ecurinë e konkurseve;
  • Harton dhe sugjeron ide inovative për marketimin e produkteve ekzistuese dhe të reja, si dhe manaxhon bazën e të dhënave të marketingut, emailin e mediat sociale;
  • Kontribuon në hartimin dhe rishikimin e buxhetit vjetor të marketingut;
  • Nxjerr raporte lidhur me rritjen e ndjekësve, përshtypjet, arritjet nga promocinet, numëri i vizitorve në social media;
  • Mirëmban / editon llogarite ne rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn);
  • Detyra tjera që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij apo i kërkohen nga drejtuesit.

Kualifikimet
Edukimi:- Diplomë Univesitare;
Eksperienca: Të paktën 2 vite në këtë sektor
Aftësi të tjera:

  • Të jetë i/e përditësuar me trendët e dizajnit grafik dhe metodave të komunikimit në mediat sociale;
  • Përvojë në përdorimin e programeve për përpunim grafik për video dhe imazhe (Abobe Photoshop, InDesign, Illustrator, Premiere) si edhe aftësi për të shkruar në mënyrë korrekte;
  • Të ketë aftësi ne menaxhim rrjetesh sociale dhe mirëmbajtje website;
  • Të ketë njohuri dhe aftësi shumë te mira përdorimi në programet design dhe ato të paketës Microsoft Office;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
  • Aftësi për të ndjekur disa projekte njëkohësisht;
  • Kreativitet i lartë dhe sy i mprehtë për detajet;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre, cv dhe link, portofol punimesh, në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

 


Apply WhatsApp
Back
Top