• Skulptor

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj , kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në Repartin Artistik.
Pozicioni i Punes: Skulptor
Sektori: Reparti Artistik

Detyrat​

  • Studion projektin sipas specifikimeve të tij;
  • Zbaton projetin sipas detajeve dhe afateve të kërkura;
  • Kompozon projekte duke aplikuar ide të cilat ndikojnë në përsosjen e mëtejshme të tij;
  • Siguron standardet e cilësisë dhe paraqitjes në punimin e veprave.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Akedeminë e Arteve;
  • Të karakterizohet nga iniciativa, kreativiteti dhe aftësia për të përmbushur afatet;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Eksperienca e punës përbën avantazh.


Ofrohet:
  • Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme;
  • Mundesi rritje profesionale promovimi brenda grupit.
Menyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë portofolin e tyre professional nëpërmjet adresës zyrtare të emailit: hr@agikons.com duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.
Të dërgojnë portofolin e punimeve si dhe referenca nga punëdhënës të mëparshëm.
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Web: www.agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

 


Apply WhatsApp
Back
Top