• Shqiperi, ofroj vend pune Teknolog ushqimor

Aiba Kompani Sha shpall vakant pozicionin e Teknologut Ushqimor
Detyrat, kriteret dhe aftesite e kerkuara:

  1. Përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e planit të prodhimit.
  2. Planifikon dhe menaxhon të gjithë procesin e porosisë së lëndëve të para.
  3. Harton, zbaton dhe kontrollon procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike në kompani.
  4. Përgjegjës për vendosjen dhe kontrollin e standarteve të cilësisë së produkteve.
  5. Përgjegjës për linjën e prodhimit në të gjitha hapat për të siguruar cilësinë e produkteve dhe zbatimin rigoroz të recepturave dhe standarteve të cilësisë dhe sigurisë.
  6. Përgjegjës për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurise dhe shëndetit në punë.
  7. Përgjegjës për zbatimin nga punonjësit të standarteve të kompanisë për cilesinë, produktitivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë.
  8. Kontrollon nëse linja e prodhimit I përmbahet standarteve dhe procedurave dhe është në përputhje me kërkesat ligjore ne fuqi.
  9. Pergjegjës për kryerjen e analizave dhe kontrolleve të nevojshme për të plotësuar cdo standart dhe procedurë të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë si dhe autoritetet shtetërore.
  10. Përgjegjës për raportimin ne kohë dhe zgjidhjen e cdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë funksionimin e përditshëm të punës.
  11. Ndihmon në zhvillimin, vendosjen dhe monitorimin e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit për tu siguruar që materialet/produktet plotësojnë kërkesat dhe standartet.
  12. Orienton në vendosjen e procedurave /udhëzimeve të punës dhe dokumentacionit të kërkuar për të gjitha operacionet e prodhimit.
  13. Ndihmon që sistemet e sigurisë së kompanisë të zbatohen, mirembahen dhe përmirësohen vazhdimisht në përputhje me standartet ISSO/HACCP dhe certifikimet e tjera te kompanisë.
  14. Përgjegjës per organizimin dhe zbatimin e trajnimeve të ekipit të prodhimit.
  15. Raportim ditor, javor dhe mujor për departamentin e prodhimit.
  16. Diplomë universitare në "Kimi Ushqimore/Pergjithshme apo "“Teknologji ushqimore”
  17. Preferohet te kete eksperience pune te pakten mbi 3 vjet në industri ushqimore
  18. I aftë të drejtoj njerëzit në varësi.
  19. Njohës i mirë i legjislacionit shqiptar për sigurinë ushqimore në prodhim.
  20. Të jetë njohës i mirë i programeve bazë të paketës Office
  21. Te jete njohes i mire i anglishtes
  22. Të karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.
Te interesuarit mund te paraqiten prane kompanise ose te dergojne CV ne adresen e emailit office@aiba.al si dhe hr.assistant@aiba.al
 


Apply
Back
Top