• Shqiperi, ofroj Kurs përgatitor TOEFL iBT

A jeni të interesuar të përmirësoni anglishten tuaj?

Doni të përparoni në karriere?

Kursi ynë 15 javor do t'ju përgatisë për provimin TOEFL iBT

Ky kurs do t’ju lejojë t’i praktikoni aftësitë në mënyrë të integruar, si të folurit, dëgjimi, leximi, shkrimi dhe gramatika juaj.

Të gjitha këto aftësi do të vlerësohen ҫdo jave në laboratorin tonë të kompjuterave me provime praktike.

Ky është një program prej 48 seancash.

TOEFL iBT – internet Based Test

Testi TOEFL iBT®, i administruar përmes internetit, është një pjesë e rëndësishme e vendimit tuaj për të studiuar në një vend anglisht-folës.

Testi TOEFL iBT mat aftësinë tuaj për të përdorur dhe kuptuar gjuhën angleze në nivel universitar. Ai vlerëson sa arrini të kombinonin aftësitë tuaja të të dëgjuarit, të lexuarit, të folurit dhe të shkruarit për të kryer detyra akademike.

Gjatë testimit, juve ju kërkohet të kryeni detyra që ndërthurin më shumë se një aftësi, si:

- Të lexoni, dëgjoni dhe pastaj të flisni në përgjigje të një pyetjeje
- Të dëgjoni dhe të flisni në përgjigje të një pyetjeje
- Të lexoni, të dëgjoni dhe të shkruani në përgjigje të një pyetjeje

Tarifa: 20,000 leke

Per te aplikuar, klikoni ne kete link.
 


Contact
Back
Top