• Shqiperi, ofrohet vend pune Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Astir | Unaza e re | Teodor Keko
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Educational Centre kërkon të punësojë për nevojat e kompanisë një Magazinier.

Magazinier


Ky pozicion ka përgjegjësinë për të menaxhuar dhe kryer çdo proces të hyjes e daljes te mallit në magazinë dhe pasqyrimin e saj në sistemin financiar Financa5 që lidhet me magazinën perkatëse të kompanisë.
Objektivi kryesor i magazinierit është:

  • Të kontrolloje të gjithë mallin (librat dhe materialet didaktike) që hyjnë dhe dalin në hapesirën që ka nën pergjegjesi si dhe të sistemoje atë në sektoret përkatës.
  • Të kontrollojë vazhdimisht gjëndjen fizike dhe atë qe ka të ngarkuar në sistemin financiar.
  • Të kujdeset për mirembajtjen e magazinës si dhe për të gjitha të mirat e materiale të vendosura në hapësirën që ka nën përgjegjësi dhe administrimin e mallit brenda saj.
  • Të ketë nën kontroll inventarin e asesteve në përgjegjesi të magazinës.
  • Të kontrollojë sasinë dhe cilësine e të gjithe mallit (librat dhe materialet didaktike) qe hyjnë e dalin si dhe të bëjë sistematikisht inventaret për të gjithë sektorët e magazinës;
  • Të respektoje rregullat dhe funksionimin e magazines duke mos penguar procesin e punës.
  • Të bëjë në bazë të fletë-hyrjeve, fletë-daljeve,fletë shoqerimet, ngarkimet dhe shkarkimet dhe kontrollin e sasisë e cilesisë se materialeve qe hyjne e dalin nga magazina; keto të paraqitura edhe ne sistemin financiar.
  • Të mbaje dokumentat e mëparshme, si flete hyrje, flete dalje, kartela, liber magazine, flete kerkese,fletë shoqërimi dhe proces verbal etj.
  • Të jetë në gjendje të vendosi ndryshimet në çmime në periudha të ndryshme ;
  • Të kordinohet me operatorin e Financës mbi inventarin e magazinës gjatë procesit të dorëzimit të materialeve;
  • Të dorezojë në afat dokumentat e kerkuara nga Financa.
  • Të raportojë tek Financa për punën e kryer dhe problemet që ka.
  • Të ruajë dokumentacionin e levizjeve të magazinës fizikisht dhe në sistemin finanaciar;
Kualifikimi i kerkuar:

  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë, preferohen degë të Ekonomikut;
  • Te kete njohur te sistemit financiar Financa5
  • Të ketë aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit (njohuri për paketën Microsoft Office).
  • Njohuri te gjuhes Angleze jane nje avantazh.
Aftesi te kerkuara:

  • Të jetë korrekt dhe fleksibël;
  • Të jetë i organizuar dhe i komunikueshëm, për punën në grup.
  • Të gëzojë frymën e punës në grup dhe të jetë dinamik;
  • Të jetë i komunikueshëm dhe përgjegjës për zbatimin e detyrave të ngarkura;
  • Te jete menaxhues i mire i kohes se punes.
Eksperienca:
- Minimumi 3 vjet experiencë punë si magazinier, preferohet në sektorin privat;
Aplikantet e interesuar te dergojne CV ne adresen e meposhtme:
recruitments@educationalcentre.al
Afati i fundit : 20 Dhjetor 2021
Adresa: Rruga Feizi Hizmo 74, Unaza e Re , Tirane
042273091
www.educationalcentre.al
 


Apply
Back
Top