• Shoqeria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqeria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi

Inxhinieri i Ndërtimit kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike, legjislacionin e aplikueshëm në fuqi dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Përpunon projektet, harton situacionet mujore dhe librezat e masave;
  • Organizon punimet në objekt, evidenton problematikat e ecurisë së punimeve;
  • Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
  • Përgatit raportet ditore të ecurisë së punimeve;
  • Përgatit dosjen teknike të objektit për dorëzim.
Personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë për Inxhinieri Ndërtimi
  • Të ketë të paktën 2-3 vjet eksperiencë pune
  • Te lexojë mirë projektet dhe të ketë aftësi të mira preventivuese
  • Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, dhe të jetë i aftë në vendosjen e prioriteteve
  • Të përdorë mirë programet Autocad dhe Microsoft Office
Mirëpresim aplikimet për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e email: jobs@senka.al
 


Apply
Back
Top