• Shoqeria General Construction & CO.85 shpk kerkon te punesoje Inxhinier Ndertimi/Zbatimi me Kohe te Plote ne qytetin e Tiranes.

Kerkesat & Pergjegjesite
  • Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
  • Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret për diskutim apo miratim;
  • Zbaton te gjithe metodologjine e ndertimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme per opsionet me te mira Menaxherit per realizimin e grafikut te punimeve;
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
  • Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
  • Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve;
  • Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
  • Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet;
  • Harton ne menyre te vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen;
  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;
  • Ndjek normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
  • Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike;
  • Merr pjese ne kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
  • Propozon zgjidhjen e problemeve teknike dhe i diskuton me eproret perkates ne kantier.
- Page Konkuruese & Kushte shume te mira pune.

Kualifikimet e tjera:
-Te jetë i/e diplomuar në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
-Te kete eksperience pune minimalisht 2 vite ne ndjekjen e punimeve.
-Te jetë i/e aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkepunim me anëtarët e tjerë të stafit të kompanisë.
-Aftësi komunikuese dhe punuese në grup, më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.;
-Te njoh programet bazë në kompjuter (CAD, EXCEL etj.)

Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne email: generalconstruction.co85@gmail.com
Ju Faleminderit!
 


Apply
Back
Top