• Shkoder, ofrohet vend pune Mjek/e & Infermier/e

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mjekesi
Gjuha
Islamic Relief Worldwide është Organizata Ndërkombëtare Humanitare që punon për të mbështetur dhe përmirësuar cilësinë e jetesës së njerëve nëpërmjet projekteve zhvillimore dhe humanitare. E themeluar në vitin 1984, me seli qëndrore në UK dhe e pranishme në 50 vende në të gjithë botën. Projektet tona humanitare dhe zhvillimore suportojnë mbi 20 milionë njerëz çdo vit, duke kontribuar drejtpërdrejt në UN Sustainable Development Goals. Cilësia dhe ndikimi i lartë i punës sonë ka bërë që të jemi një në 5 organizatat ndërkombetare humanitare te certifikuar ne Standardin Ndërkombëtar CHS/Core Humanitarian Standarts.
Islamic Relief-Zyra e Shqipërisë është regjistruar në Shqipëri në 1992 dhe punon në tre sektore kryesore:
• Zhvillimi i sektorit shëndetësor (investimi në infrastrukturë, ndërtimi i klinikave dhe pajisja i pajisjeve të specializuara mjekësore sipas nevojave te vendit)
• Zhvillimi i integruar rural (krijimi i të ardhurave nga bujqësia, blegtoria dhe agropërpunimi)
• Arsim cilësor (sigurimi i arsimit cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë dhe promovimi i mundësive të të mësuarit gjatë gjithë jetës për të gjithë) dhe Programin e Sponcorizimit të fëmijëve jetim.

Në kuadër të Projektit “Ofrimi i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Shtëpi, për Njerëzit në Nevojë” i cili do të implemetohet në qarkun e Shkodrës, Islamic Relief -Zyra e Shqipërisë kërkon të punësoj:

Dy Mjek/e të Përgjithëshëm pranë Qëndrave të shërbimit parësor:

Kritere të përgjithshme:
  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me titullin e profesionit;
  3. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi;
Kritere specifike:
  1. Të kenë diplomë universitare në Mjekësi të Përgjithshme.
  2. Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme).
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave pranë qëndrës shëndetësore;
  4. Njohuri në kompjuter
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, deri në datën 25.04.2023
  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Diplomë universitare (fotokopje).
  4. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
Katër Infermier/e pranë Qëndrave të shërbimit parësor:

Kritere të përgjithshme:
  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me titullin e profesionit;
  3. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi;
Kritere specifike:
  1. Të kenë diplomë universitare.
  2. Liçensë të ushtrimit të profesionit (e detyrueshme).
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave pranë qëndrës shëndetësore;
  4. Njohuri në kompjuter
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, deri në datën 25.04.2023
  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Diplomë universitare (fotokopje).
  4. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
Afati i aplikimit për të dy pozicionet:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin deri më 25.04.2023. Aplikimi mund të dergohet në një nga mënyrat si më poshtë:
  1. CV dhe dokumenet e kërkuara të skanuara, mund ti dergoni me email: Info@islamicrelief.al
  2. Nëpërmjetë postës në adresë: Islamic Relief, Rr. Gjergj Legisi, Ndërtesa nr.90, Laprakë, Tiranë.
  3. Ose mund ti dorëzoni personalisht në zarf në adresën e Zyrës në Tiranë: Rr. Gjergj Legisi,Ndërtesa nr.90, Laprakë, Tiranë.
Nëse keni paqartësi apo pyetje mund të telefononi në: 0676007676
 


Apply WhatsApp
Back
Top