• Shitet:Tokë/Truall, rast-investim mjaft i mirë, me perspektive ndërtimesh të larta deri në 7-kate banimi, buzë rruge/ zona Babrru-Qendër, Njësia Babrru, Sipërfaqe 2'000m2, Cmimi 225€/m2, diskutueshëm, me distancë 4-km/10min me autovetur nga qendra Tiranës

Cmimi Euro
225
SHITET: Tokë/Truall me perspektive për ndërtime të larta deri ne 7-kate banim, buzë rruge, në zonën Babrru-Ura/Njesia Babrru, me sipërfaqe 2'000m2, në fashatin Babrru-Qendër, 4-km/10min me autovetur nga qendra Tiranës.
Vend-ndodhja/Zona
: Toka gjendet në zonën Paskuqan-Babrru, buzë rrugës "Kongresi Mukjes", dhe rrugës "Hasan Zylfia", 650m nga Qendra Administrative Babrru. Zonë/Luginë pak kodrinore dhe pjesë fushore buzë lumit të Tiranes/Unazës së Madhe. Një zone me pamje nga lindja dhe jug-perëndimi, me plot aktivitete dhe me ndërtime të reja duke u kthyer nje zone e mirefillte urbane me pallate me shume kate 5-9-kate.
Pozicioni/Pamja e Tokës: Toka gjende buzë rrugës "Konferenca Mukjes" dhe rrugës "Hasan Zylfija" në linjën e parë, 650-m nga qendra Babrru/Unaza Madhe/ Lumi Tiranës dhe 4-km nga qendra Tiranës. Në një mikro-zonë mjaft të zhvilluar me aktivitete ekonomike dhe ndërtime vilash. Mikro-zona ku gjendet toka në shitje është një terren me pak pjerrësi, me diell në pjesen më të madhe të ditës, pamje lindja, jug-lindja, perendimi dhe veri-perëndim-indje. Në këtë mikro-zone ka shumë shtepi, vila/shtëpi të reja, pallate me 5-6 kate, restorante, biznese të ndryshme etj, të ndërtuar në linjën e parë dhe të dytë të rrugëve kryesore. Kjo mikro-zonë është e studiuar nga ana urbanistike dhe mbi të lejohen të ndërtohen jo vetem vila me 3-kate mbi tokë por edhe pallate banimi me mbi 6-7 kate, me një koefiçent shfrytezimi te tokes me 50%, në varsi edhe të studimeve për komplekse vilash dhe pallatesh me disa kate.
Madhësia, Forma Tokës/Truallit. Sipërfaqa e truallit në shitje është 2000m2, në formë drejtkëndore të rregullt me përmasa rrethe 30 m x 70 m, me një pjerrësi të lehtë, por të butë/pa thyerje, me kufij të mirë-përcaktuar, ku nga jug-lindja kufizohet me rrugën, ndërsa në 3-anët e tjera kufizohet me prona të tjera. Nga pozicioni, prona është gjatë gjithë ditës me diell, ma pamje ne horizont(duken edhe malet) dhe nga ku duket shumë qartë një pjesë e mire e kodrave për rrethe. Përmasat dhe pozicioni i tokës/truallit është mjaft i përshtatshëm për ndërtim kompleksesh shtëpive/vilave, pallatev, si dhe aktivitete biznesi të ndryshme... etj.
Cilësit e Pronës/Tokës
: -toka/trualli është në zonë urbane, -terreni me pak pjerrësi(për kullimin e ujrave sipërfaqsorë) dhe uniforme, -madhësia prej 2000m2 që mundëson ndërtimin e çfare do lloji objekti banimi apo industrial, -me kufij të përcaktuar qartë, -me dokumentacion të rregull hipotekor, -me mundësi për tu bashkuar me prona/sipërfaqe të tjera ngjitur për ndërtim kompleks-vilash, -gjendet buzë aksit/rrugës "Konferenca Mukjës e Hasan Zylfija" e 4-km nga qendra e Tiranës, -pozicioni i mirë gjeografik, Unaza e Madhe e rruga e Arberit, afër me qendrën Tiranës, -me infrastrukturë rrugore, energjitike, uje etj, të kompletuar.
Shfrytëzimi/përdorimi i mëparshëm e aktual
: Kjo pronë/tokë është shfrytëzuar për shumë vite për qëllime bujqësore e kullotë dhe para pak vitesh është mbjelle me disa rrënjë ullinje, ndërkohe nga plani studimor urbasnistik, i ka dhënë mundësin edhe për ndërtim vilash/shtepish banimi (tipit 3-kate mbi toke plus papafingo), me lartesi 12m, me koefiçent shfrytëziumit të tokës 50%. Mundesi kompleks vilash ose edhe pallatesh. PDV akoma të pa studiuar.
Dokumentacioni
: Prona/Toka në shitje është me dokumentacion të rregullt, Çertifikat Pronësie.
Preferencat
: Kjo sipërfaqe toke shitet vetëm në vlerë monetare. Preferohet të shitet si një e tërë, e pa ndarë në parcela sejcila.
Çmimi i Shitjes
: E gjithë sipëfaqe e tokës/truallit prej 2'000m2, shitet me 225 €/m2, i diskutueshëm, në menyre të pa ndashme.
Adresa Pronës
: Buzë rrugës "Hasan Zylfia"/"Konferenca e Mukjes" Babrru-Qendër, 700m nga Njësia Administrative Babrru /Unaza/Lumi Tirana, që lidhet me rrugën e Arbërit/ Zona-Paskuqan Tirane.
Cel: 0696281433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate adgss
Adresa:
Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855

Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top