• Senior/Specialist Pagesash

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë,
u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues,
gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë
kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Pagesave dhe Kartave në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Senior/Specialist Pagesash

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Përgjegjës për ekzekutimin në menyrën më të mirë dhe më të përshtatshme dhe në përputhje me kuadrin rregullativ të të gjitha transaksioneve të pagesave si edhe të transaksioneve të iniciuara nga Departamenti i Thesarit.
Produkti bazë është gjenerimi (ekzekutimi) në mënyrë korrekte dhe brenda orareve Cut off i mesazheve të Swiftit për të gjitha transaksionet e pagesave si edhe për transaksionet e iniciuara nga Departamenti i Thesarit.

Përgjegjësitë kryesore të punës:
  1. Ekzekutimi në sistemin Swift i transfertave ndërkombëtare të iniciuara nga degët dhe agjensitë e bankës në përputhje me rregulloret dhe procedurat në fuqi;
  2. Ekzekutimi i transfertave AIPS dhe AECH të iniciuara nga degët dhe agjensitë e bankës, në përputhje me rregulloret dhe procedurat në fuqi;
  3. Rregjistrimi në sistemin i transfertave në mbërritje (kombëtare dhe ndërkombetare);
  4. Kryerja e Investigimeve për të gjitha veprimet e transfertave;
  5. Azhornimi me ndyshimet e rregulloreve të lidhura me pagesat dhe ceqet;
  6. Azhornimi me ndyshimet në standartet e aplikuara në transfertat ndërkombëtare;
  7. Përgatitja e raportimit ditor për llogaritë e buxhetit , raportimi i tij pranë BOA, rregjistrim dhe kontroll;
  8. Kontrolli dhe ekzekutimi i veprimeve të thesarit, SWIFT, sistem dhe investigime.
Kërkesat e profilit:
  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha të lidhura me të do të përbënin avantazh;
  • Eksperiencë pune në sektorin bankar, në departamentin e Pagesave ose në struktura të tjera të ngjashme do të përbënte avantazh;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të përballuar njëkohësisht disa detyra;
  • I/E orientuar drejt zgjidhjes së situatave;
  • Aftësi për të punuar shpejt dhe saktë dhe i/e pavarur si dhe i/e vëmënshëm ndaj detajeve;
  • Të veprojë me integritet dhe i/e aftë të ndërtojë marrëdhenie konstruktive me njerëzit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të zotërojë paketën MS Office
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 07 Shtator 2023
  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top