• Senior/ Specialist për pagat, përfitimet dhe raportimet

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Burimeve Njerëzore, në pozicionin:
Senior/ Specialist për pagat, përfitimet dhe raportimet

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Siguron mbarëvajtjen e procesit të përllogaritjes, dokumentimit dhe ekzekutimit pagave, kompensimeve dhe përfitimeve të punonjësve, në përputhje me legjislacionin dhe politikat e Bankës. Siguron krijimin e një marrëdhënie korrekte dhe cilësore që prej momentit të fillimit e deri në përfundim të marrëdhënies së punësimit.

Është përgjegjës për të mbledhur, analizuar dhe interpretuar të dhënat e burimeve njerëzore dhe për të ofruar informacione të vlefshme dhe të përditësuara për menaxherët dhe vendimmarrësit e lartë.

Përgjegjësitë kryesore:


  1. Përgatit dhe menaxhon pagat e punonjësve:

  • Përgatit dhe verifikon listën e pagesave në bazë të prezencës në punë, të dhënave për mungesat dhe dokumentave të tjera. Llogarit përfitimet afatshkurtra. Zbaton vendimet e marra nga Komiteti i Burimeve Njerëzore që lidhen me ndryshimet e pagave dhe shpërblimet, etj.
  • Kryen verifikimin e llogaritjeve në përputhje me legjislacionin dhe përgatit dokumentacionin për pagesën e punonjësve.
  • Siguron që pagesat janë kryer në mënyrë të saktë dhe në kohë, përfshirë shtesat dhe ndalesat e ndryshme, duke përdorur sistemet përkatëse.
  • Në mënyrë periodike përgatit dhe ndjek Deklarimin e Punonjësve të Punësuar rishtazi dhe të larguar, Listëpagesës së Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi, dhe deklarime të tjera sipas formës dhe afateve ligjore.
  • Suporton punonjësit për çështje të llogaritjes së pagave, sipas nevojës.


  1. Menaxhon përfitimet e punonjësve:

  • Ka njohuri të plota për përfitimet e ofruara për punonjësit, kushtet dhe proceset përkatëse dhe kryen veprimet e nevojshme për ofrimin e tyre punonjësve.
  • Jep informacion dhe këshilla për punonjësit për përfitimet e mundshme, duke përfshirë pushimet vjetore, sigurimin shëndetësor, fondin e pensionit vullnetar, përfitimet e lidhura me natyrën e punës, etj.
  • Rregjistron dhe monitoron përfitimet e punonjësve, duke reflektuar dhe ndjekur ndryshimet që lindin nga ndryshimet e statusit të punonjësve.
  • Përgatit raporte periodike për shpenzimet e përfitimeve dhe ofron rekomandime për të përmirësuar efiçiencën e këtyre programeve.


  1. Përgatit dhe dorëzon raporte financiare dhe të dhëna të tjera:

  • Përgatit dhe mban bazën e të dhënave të punonjësve, duke siguruar saktësinë dhe integritetin e të dhënave.
  • Mbledh dhe importon të dhënat e burimeve njerëzore nga burimet e ndryshme, përfshirë sistemet e pagesave, përfitimeve, trajnimeve, rekrutimit etj.
  • Përgatit dhe dërgon raportime periodike dhe ad hoc të pagave, të përfitimeve dhe të dhënave të tjera të burimeve njerëzore për nivelet menaxheriale, departamentet e ndryshme të Bankës dhe autoritetet e jashtme.
  • Siguron që të gjitha raportet dhe analizat janë të sakta dhe të përditësuara dhe sugjeron ndryshime dhe përmirësime në përshtatje me nevojat e ndryshme të Bankës.

4. Të tjera:

  • Përgatit vendime/memo /rregullore në mbështetje të ndryshimeve ligjore dhe/ose vendimeve të marra nga Komiteti i Burimeve lidhur me cështjet e pagave dhe përfitimeve.
  • Menaxhon procesin administrativ të largimit të stafit.
  • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të Drejtorit të Departamentit.


Kualifikimet dhe eksperienca:

  • Diploma universitare në fushën e ekonomisë, burimeve njerëzore, apo fusha të ngjashme.
  • Njohuri të legjislacionit dhe politikave të pagesave dhe përfitimeve.
  • Përvoja e punës mbi 3 vjet në një pozicion të ngjashëm në departamentin e burimeve njerëzore ose financave. Eksperienca në një institucion financiar përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike. Njohuri të përdorimit të softuerëve për burimet njerëzore (HRIS) përbën avantazh.

Aftësi të tjera:

  • I/E përgjegjshëm dhe të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar.
  • Aftësi shumë të mira të organizimit dhe menaxhimit të prioriteteve dhe të kohës.
  • Aftësi analitike, saktësi dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.


Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë brenda datës 28 Gusht 2023:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top