• Senior Specialist për Monitorimin Operacional - Departamentin e Operacioneve

Senior Specialist për Monitorimin Operacional - Departamentin e Operacioneve

Qëllimi i përgjithshëm i punës:


Ofrimin e kontrollit cilësor operacional, monitorimit të veprimtarisë operacionale të degëve, përfshirja në kontrolle për të identifikuar shmangie ose parregullsi gjatë veprimtarisë së përditshme, përjavshme apo kontrollet me afat mujor, tremujor etj.për të siguruar që ato operojnë në përputhje me rregullat dhe procedurat e bankës.

Përgjegjësitë Kryesore:
  1. Përgjegjës për kryerjen e kontrolleve dhe monitorimit të proceseve operacionale të degës, nëpërmjet raporteve të dizenjuara për këtë qëllim.
  2. Ofron suport degëve duke dhënë sqarime si pikë kontakti në lidhje me problematikat e identifikuara gjatë kontrolleve dhe monitorimeve.
  3. Jep suportin brenda Njësisë për përmirësimin e procedurave në mënyrë që problematikat e identifikuara gjatë kontrollit të adresohen sa më qartë.
  4. Ndjek nevojat e Njësisë së bashku me Shefin e Njësisë për raporte specifike me Departamentet përkatëse duke i përmirësuar dhe thjeshtuar ato për identifikim sa më të saktë të gabimeve dhe përfitueshmërinë në kohë.
  5. Merr pjesë aktive në proceset e rishikimit të produkteve të reja për identifikimin e problematikave para se të dalin në përdorim nga degët.
  6. Merr pjesë aktive në trajnimet e organizuara nga njësia dhe Departamenti për stafin e ri operacional si dhe për stafin ekzistues në lidhje me produktet/shërbimet e reja.
  7. Merr pjesë aktive në rishikimin e procedurave operacionale për të rritur efiçencën operacionale dhe për të garantuar sisteme të mjaftueshme të kontrollit operacional.
  8. Siguron një nivel të shkëlqyer të raportimit të mangësive dhe shmangieve operacionale të degëve dhe ndjekjes së tyre në mënyrë të vazhdueshme me vetë degët.
  9. Në bashkëpunim me Shefin e Njësisë ndjek në mënyrë të vazhdueshme raportet e auditit për përmirësimin e operimit operacional të degëve.
  10. Mund të kryejë autorizime në sistem brenda limiteve të përcaktuara në procedurat përkatëse.
  11. Përmbush gjithashtu detyra të tjera të caktuara nga eprori direkt i njësisë dhe departamentit.
Profili Individual:

1. Diplomë universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit, Ekonomisë.
2. Të paktën 2 vite eksperiencë e mëparshme ose e ngjashme në sektorin bankar/financiar.
3. Njohuri të mira të operacioneve bankare, të sistemeve të përshira në to dhe parimeve bazë të kontabilitetit bankar.
4. Njohje të gjerë të produkteve bankare dhe specifikave operacionale të tyre.
5. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese.
6. Aftësi të shkëlqyera raportimi, i kujdesshëm ndaj detajeve.
7. Aftësi për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht.
8. Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 20 Shkurt 2024 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
CV dhe Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në
humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top