• Senior Specialist për analizimin dhe raportimin e shitjeve të rrjetit të degëve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 55 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Shitjes Retail dhe Rrjetit te Degëve, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:
Senior Specialist
për analizimin dhe raportimin e shitjeve të rrjetit të degëve

Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Mbështet dhe ekzekuton objektivat me qëllim arritjen e strategjisë së Departamentit lidhur me procesin e raportimit, planeve strategjike për zhvillimin e rrjetit të degëve dhe monitorimit të performancës së degëve në linjë me politikat dhe procedurat në fuqi.
Eshtë i/e orientuar për të zhvilluar Rrjetin e Degëve, për të qënë më eficentë dhe efektivë në mbulim të zonave me potencial me eficencën e nevojshme

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për raporte në nivel vjetor/tre-mujor/mujor dhe ad-hoc lidhur me Rrjetin e Degëve ku analizon performancën, vendosjen dhe strukturën organizative dhe i prezanton tek Drejtuesi i Njësisë.
  • Përgjegjës për të hartuar prezantime përmbledhëse të rrjetit të degëve, me periodicitetin e kërkuar, të cilat do të përmbajnë informacione sasiore dhe cilësore për të gjithë indikatoret kryesor si për Performancën e degës dhe stafin.
  • Ndërton analiza per formatet dhe profilet e degëve, dhe në bashkëpunim me drejtuesin e Njësisë propozon ndryshime vendosjeje, hapje degësh të reja dhe strukturat e rrjetit duke u bazuar në statistikat e nxjerra.
  • Mirëmban databasen e raporteve dhe analizave të Departamentit për vendodhjen e degëve dhe migrimin e trasaksioneve/shërbimeve në kanalet alternative.
  • Suporton në zbatimin e planit vjetor të departamentit per zhvillimin e rrjetit te degeve, vendosjen dhe propozon mbi zona mbulimi për të hapur degë të reja.
  • Përgjegjës për përpunimin e të dhënave të ardhura nga Data Warehouse, për të ndërtuar modele targeti për rrjetin e degëve dhe individual për stafin, në bazë të raporteve të performancës.
  • Përgatit cdo 3-muaj raporte për realizimin e objektivave të rrjetit të degeve dhe përllogaritjen e incentivave.
  • Ndërton KPI dhe analiza të dhënash përsa i perket shitjes, penetrimit të shërbimeve dhe shitjes së produkteve të bankës.
Kërkesat e profilit:

  • Diplomë e Fakultetit Ekonomik ose fusha të lidhura me të.
  • Eksperiencë e mëparshme minimumi 3 vite në një pozicion analitik.
  • Njohuri të politikave dhe proçedurave bankare të lidhura me fushën e rrjetit të degëve dhe shitjes.
  • Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike Excel, PP etj dhe njohuri të gjuhës angleze.
Aftësi të tjera:

  • Analitik dhe i/e njohur të punojë me shifra multidimensionale.
  • Aftësi komunikuese efektive verbale dhe të shkruara.
  • Aftësi të kryejë disa detyra në të njëjtën kohë.
  • Vullnet për të mësuar dhe avancuar.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 21 Shtator 2022:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top