• Senior/ Specialist i Riskut të Kredisë së Biznesit - Departamentin e Riskut të Kredisë Biznes

Senior/ Specialist i Riskut të Kredisë së Biznesit - Departamentin e Riskut të Kredisë Biznes
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Të sigurojë që kreditë për biznese, të shitura nga strukturat e ngarkuara të bankës, janë me risk kreditor të njohur dhe të pranueshëm nga banka. Përgjegjës në ndjekjen e metodologjisë, ecurisë dhe problemet në fushën e riskut të kredive për bizneset.

Përgjegjësitë kryesore të punës:

Përgjegjës për funksionin e vlerësimit të riskut të kredisë përmes monitorimit dhe vlerësimit të proçesit gjatë analizës se kredisë.

Vlerëson aplikimet e kredisë që vijnë nga Departamenti i Biznesit të Madh dhe/ose nga Specialistët e Marrëdhenieve me Biznesin në degë/Qendrën e Biznesit, përgatit propozimet për kredi, modifikimet dhe rishikimin e faciliteteve dhe kredive, për të ruajtur një nivel risku të pranueshëm nga banka.

Ju parashtron anëtarëve të Komitetit të Kredisë propozimet për kredi dhe kujdeset për shqyrtimin në kohë të tyre.

I siguron administrimit të kredisë të gjitha të dhënat dhe dokumentacionet e përshtatshme për të vazhduar proçesimin e mëtejshem në pergatitjen e dokumentacionit të kredisë, disbursimit etj.

Bashkëpunon në zhvillimin e politikave për menaxhimin e pikave të përqendrimit të riskut përsa i përket shkallës së rrezikut, produkteve të kredive, rajonit etj.

Zhvillon plane monitoruese dhe mbikqyr portfolin përmes përdorimit të metodave të ndryshme si, analiza dhe vlerësimi i vazhdueshem, ia paraqet rezultatet KK-së dhe propozon rekomandime për veprime parandaluese dhe korrigjuese.

Monitoron cilësinë e kredidhënies në degë dhe propozon zgjerim / ngushtim të limitit kreditor.


Kërkesat e profilit:


• Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim-Biznesit ose fusha te ngjashme;

• Eksperiencë të mëparshme min 3 vjeçare në kredidhënien e biznesit apo riskut të kredisë së biznesit;

• Aftësi të analizës financiare të aplikimeve kreditore;

• Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;

• Aftësi të shkëlqyera analitike, raportimi, i/e kujdesshëm ndaj detajeve.

• Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.

• Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.


Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 06 Prill 2024
CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në
[I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top