• Senior/ Specialist i Organizimit dhe Suportit Operacional

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete. Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë. Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj në kuadër të zgjerimit të stafit kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Organizimit, Njësia e Organizimit dhe Suportit Operacional, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Senior/ Specialist i Organizimit dhe Suportit Operacional

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
Ndjekja në mënyrë të vazhdueshme e aktivitetit operacional të degëve, duke ofruar një suport cilësor për stafin. Të marrë pjesë aktive në procesin e zhvillimit të produkteve dhe të ndjekë të gjitha fazat e testimit në sistem.

Përgjegjësitë kryesore të punës:

1. Përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e problemeve operacionale që kanë të bëjnë me rrjetin e Degëve duke ndjekur dhe zgjidhjen e tyre.
2. Përgjegjës për administrimin dhe mirëmbajtjen e Databaze lidhur me shmangiet operacionale dhe gabimet operacionale të rrjetit të degëve dhe agjencive, që shërbejnë si bazë për matjen e riskut operacional.
3. Rishikon në vazhdimësi procedurat operacionale për të rritur efiçiencën operacionale dhe për të garantuar sisteme të mjaftueshme të kontrollit operacional.
4. Në bashkëpunim me Departamentin e IT siguron që çdo modifikim apo shtesë në procedurat operacionale të rrjetit të Degëve
ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme të testimit në Flexcube.
5. Merr pjesë aktive në ndjekjen e problematikave me sistemin e bankës dhe kryen testimet përkatëse
për të siguruar që çdo ndryshim dhe mirëmbajtje e kryer nga Departamenti i IT është e saktë.
6. Merr pjesë aktive në trajnimet dhe testimet e organizuara nga Banka për stafin e ri operacional si dhe për stafin ekzistues në lidhje me produktet/shërbimet e reja.
7. Mund të kryejë autorizime në sistem brenda limiteve të përcaktuara në procedurat përkatëse.
8. Përgjegjës për të përmbushur gjithashtu detyra të tjera të caktuara posaçërisht nga eprori direkt dhe drejtues të tjerë më lart.

Kërkesat e profilit:

1. Diplomë universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit, Ekonomisë, Shkencave Sociale.
2. Të paktën 3 vite eksperiencë e mëparshme ose e ngjashme në sektorin bankar/financiar.
3. Njohuri shumë të mira të operacioneve bankare, të sistemeve të përshira në to dhe parimeve bazë të kontabilitetit bankar.
4. Njohje të gjerë të produkteve bankare dhe specifikave operacionale të tyre.
5. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese.
6. I/E aftë të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur.
7. Aftësi shumë të mira organizative, i kujdesshëm ndaj detajeve.
8. Aftësi për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht.
9. Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 28 Shtator 2023

- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top