• Senior Legal

Tirane
Tipi
  1. 1
Fusha | Profili i punes
  1. 22
Gjuha
  1. 20
EPPC Albania për klientin e saj, po kërkon një Senior Legal.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Negocion, harton, menaxhon ecurinë e të të gjitha kontratave dhe korrespondencave me furnizuesit dhe shpërndarësit e kompanisë;
  • Drejton aktivitete komplekse ligjore që përfshijnë çështje ligjore, biznesi dhe funksionale;
  • Identifikon, hulumton dhe analizon çështjet ligjore që ndikojnë në Kompani dhe aktivitetet e saj të biznesit;
  • Përgatit dhe menaxhon pas miratimit të proçedurës ligjore, strategjisë dhe qëllimeve për ekipin Ligjor në përputhje me qëllimet e kompanisë;
  • Zhvillon dhe ofron trajnime mbi çështjet ligjore, proçeset dhe politikat ligjore për auditorët me shumë nivele në të gjitha departamentet e Kompanisë;
  • Mbikëqyr ekipin ligjor dhe menaxherët ligjorë ose personat përgjegjës në shtetet e tjera;
  • Menaxhon, parandalon dhe merret me përgatitjen e mëtejshme për përfaqësimin e Kompanisë, aksionarëve dhe menaxherëve të lartë në akuzat civile, administrative, tregtare, gjyqësore dhe penale;
  • Përgjegjës për të ndjekur, analizuar, informuar ndryshimet në legjislacion në të gjitha vendet ku operon kompania, dhe në veçanti për ndryshimet në legjislacionin që lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin e biznesit të kompanisë, të tilla si marrëdhëniet e punës, importi, tregtia, ligjet fiskale etj dhe propozon ndryshime në aktivitetet përkatëse të kompanisë në përputhje me ndryshimet e kuadrit ligjor;
  • Merr pjesë aktive në proçeset e këshillimit publik për ligjet e reja që mund të ndikojnë në aktivitetet e kompanisë;
  • Menaxhon dhe koordinon konsulentët dhe studiot ligjore të jashtme;
  • Përgatit raporte mujore për Kontratat e Shpërndarjes, Gjykatën, ndryshimet në legjislacion etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Master Shkencorë në Drejtësi, i preferuar në tregtinë dhe të drejtën private;
  • 10 vjet përvojë pune në fushën juridike dhe së paku 5 vjet përvojë në pozicione drejtuese;
  • Njohuri në të drejtën tregtare ndërkombëtare;
  • Të ketë përvojë në menaxhimin e proçeseve gjyqësore;
  • Njohës i gjuhës angleze-MUST;
  • Përdorim shumë të mirë të paketës Microsoft Office.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top