• Sarande, ofroj vend pune Pastiçier

Sarande
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Pasticier | Specialist brumi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA, ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Pastiçier (m/f)

Përshkrim i përgjithshëm

Të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në sektorin e pastiçerisë sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Planifikon, organizon dhe përgatit produkte cilësore në sektorin e pastiçerisë;
  • Krijon receta të ndryshme dhe bën prezantimin e tyre;
  • Krijon dhe prezanton në mënyrë të përshtatshme dekorin në sektorin e pasticerisë;
  • Siguron që restoranti është i furnizuar me produktet e pasticerisë;
  • Mban pastër dhe higjenizon ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
  • Siguron shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës në përputhshmëri të plotë me të gjitha rregulloret;
  • Siguron një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti i hotelit;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
  • Diplomë të shkollës së mesme dhe/ose çertifikatë trajnimi në pastiçeri;
  • Njohuri në përgatitjen dhe paraqitjen e produkteve për departamentin e pastiçerisë;
  • Njohuri të kërkesave sanitare në trajtimin e produkteve;
  • Të jenë të detajuar, të shpejtë dhe të saktë;
  • Të jenë të qetë dhe të qartë në përcjelljen dhe zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive të gjithë sektorine pastiçerisë;
  • Të punojë në mbikëqyrje minimale;
  • Aftësi shumë të mira organizative;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;
Ofrohet:
  • Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al, ose te kontaktojne ne numrin e telefonit
+355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top