• Sarande, ofroj vend pune Arkëtar /e

ATDG_Cover.jpg


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA
pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Arkëtar /e

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Bën gjendjen ditore të arkës;
  • Përgjegjës/e për mbajtjen fizike të arkës / cash-it dhe lëvizjet;
  • Bën pagesat që i kërkohen në bazë të kërkesave të ardhura;
  • Kryen sipas urdhër-pagesave nxjerrjen e monëdhes nga arka dhe plotëson mandatin përkatës
    sipas llojit të monedhës;
  • Plotëson çdo ditë librin e arkës;
  • Printon mandat arketimet, mandat pagest duke i bashkëngjitur dokumentacionin përkatës;
  • Bën kontroll të përditshëm të gjëndjes fizike të arkës për të gjitha monedhat dhe rakordon me
  • gjëndjen sipas librit të arkës.
  • Ruan gjithë dokumentat në sistemin kompjuterik në programin përkatës;
  • Përgjegjës/e për rregjistrimin dhe kontrollin e mandat arkëtimeve dhe mandat pagesave sipas kartelave perkatese;
  • E aftë për të marrë përgjegjësi;

Kualifikimet dhe Aftësitë:


  • Preferohet të ketë kryer studimet e larta në Fakultetin Ekonomik;
  • Të ketë eksperiencë jo më pak se 2- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
  • Njohuri shumë të mira në programin Alpha;
  • Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;


Ofrohet:


  • Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al, ose kontaktoni në numrin e telefonit: +355 68 608 2912




Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top