• Sarande, ofrohet vend pune Hostes

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA, ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Hostes


Përshkrim i përgjithshëm

Mirëpret klient
ët në mënyrë të sjellshme, duke pranuar rezervimet dhe ofruar shërbim të menjëhershëm, të sjellshëm dhe efikas duke vepruar sipas standarteve dhe qëllimeve të vendosura.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatisin të gjitha rezervimet;
  • Shesin për klientët specialitetet e restorantit dhe produktet sezonale;
  • Përshëndesin klientët në mënyrë miqësore dhe të sjellshme;
  • Shoqërojnë klientët në tavolinat e rezervuara dhe kujdesen të plotësojnë kërkesat e tyre;
  • Marrin rezervimet e klientëve në mënyrë të sjellshme dhe të organizuar;
  • Të kenë njohuri për listën e verërave dhe produkteve të menusë sipas kategorive, në mënyrë që të mund të shesin, rekomandojnë dhe ti diskutojnë ato;
  • Sigurojnë që shërbimi të ofrohet sipas standarteve të kërkuara;
  • Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë klientët;
  • Përgjegjës që furnizimet dhe pajisjet operacionale të përdoren në menyrën e duhur;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të kenë përvojë pune në këtë profil;
  • Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
  • Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • CV-të të shoqërohen me foto;
  • Aplikantet duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

Ofrohet:

  • Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al, ose te kontaktojne ne numrin e telefonit +355686082912




Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top