• Qira,Vile 4 Kateshe,Selite 3,500 €

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
535 m²
Cmimi Euro
3500
Vile 4 kateshe me qira, totalisht e investuar, prane universitetit "Marin Barleti", Selite!
ELT39765
Ne nje zone lehtesisht te aksesueshme te Tiranes, fare prane unazes se madhe, zone e cila pervec aksesit direkt me rruget kryesore ofron dhe te gjitha facilitetet per nje jetese komode.
Kjo vile ka nje siperfaqe trualli prej 300m2 dhe siperfaqe totale ndertimi prej 535m2, e organizuar ne 4 kate te ndare nga njeri tjetri.
Siperfaqja totale e viles eshte e organizuar ne menyre te tille:
- Kati perdhe (Kati 0) me nje siperfaqe totale 121.5m2, e pershtatur ne forme holli, e gjitha "open space",
- Kati i pare me nje siperfaqe prej 137.5m2, i ndare ne 7 ambiente, nje sallon i bollshem bashke me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, nje tualet, korridori shperndares dhe veranda e cila pershkon gjysmen e katit.
- Kati i dyte me nje siperfaqe totale prej 137.5m2, i ndare ne 7 ambiente, nje sallon i bollshem bashke me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, nje tualet, korridori shperndares dhe veranda e cila pershkon gjysmen e katit.
- Kati i trete me nje siperfaqe totale prej 137.5m2, i ndare ne 5 ambiente, nje sallon ndenje, ambienti i gatimit dhe ngrenies i vecuar, nje dhome gjumi, tualeti dhe nje verande e madhe qe pershkon thuajse te gjithe katin.
Vila eshte ne gjendje shume te mire, e investuar se fundi, me sistem kondicionimi qendror chiller, panel diellor per furnizimin me energji te gjithe viles, instalimet elektrike - hidraulie cilesore, e shtruar me parket druri thuajse ne te gjithe siperfaqen e saj si dhe planimetri te rregullta te ambienteve.
Secili kat lidhet me tjetrin nepermjet shkalleve ne brendesi te viles, duke qene te pavarur nga njeri-tjetri.
Ofrohet mundesi parkimi per 3 makina, pa cenuar ketu kopeshtin dhe oborrin qe rrethon vilen.
Vendodhja ideale, hapesirat e bollshme, orientimi dhe planimetrite fantastike te ambienteve jane disa nga arsyet pse kjo vile eshte nje mundesi e mire investimi dhe banimi njekohesisht.
Vila disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.
Ne cmim nuk perfshihet tatimi ne burim.

Cel. : 069 205 4834
 


WhatsApp
Back
Top