• Qerret, ofrohet vend pune Mirëmbajtës për Pishinë Verore

MAREA RESORT, ju fton te aplikoni ne pozicionin e punes:

Mirëmbajtës për Pishinë Verore

Përshkrim i përgjithshëm

Të ndihmojë klientët gjatë përdorimit të pishinës dhe të sigurojë një shërbim shumë të mirë gjatë gjithë kohës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Vëzhgon pishinën dhe zbaton rregullat e sigurisë;
  • Përshëndet të gjithë klientët pas mbërritjes, ofron asistencë dhe shërbim duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve dhe ofron të gjitha shërbimet tjera mbështetëse;
  • Të ketë njohuri në dhënien e ndihmës së pare;
  • Siguron pastrimin e përditshëm të pishinës;
  • Kontrollon parametrat e ujit të pishinës;
  • Hedhjen e solucioneve në pishinë;
  • Pastron rregullisht filtrat e pishinës;
  • Siguron hapjen e shezllonëve pranë pishinës;
  • Shoqëron klientët në shazllone;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Të dijë shumë mirë notin;
  • Certifikatë për dhënien e ndihmës së parë;
  • Kanë përparësi personat që kanë eksperiencë të mëparshme në ketë profil;
  • Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm në punë;
  • Të dijë të komunikojë në gjuhën angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Kavajë ose zonat përreth;
Ofrohet:
  • Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top