• Qeparo, ofrohet vend pune Menaxher Strukture

ATDG_Cover.jpg


Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

Ju fton të aplikoni për pozicionin e:

Menaxher Strukture

Përshkrim i përgjithshëm

Menaxheri i Strukturës është përgjegjës për menaxhimin e punonjësve, marketingut, koordinimin dhe administrimin e shërbimeve hoteliere si dhe objekteve të akomodimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Ekzekutojnë dhe mbështesin aspektet operacionale të biznesit (gjenerojnë propozime, ndjekin kontratat e nënshkrimit dhe korrespondencën me klientët ose
agjencitë individuale);
• Përgatisin raporte ditore të gjeneruara nga produkti;
• Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të resortit/objektit të akomodimit;
• Raportojnë çdo ditë për xhiron e produkteve në departamentin e financës;
• Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të resortit/objektit të akomodimit;
• Kontrollojnë në mënyrë periodike të ardhurat e okupancës sipas tipologjive të dhomave të resortit/objektit të akomodimit;
• Ofrojnë shërbim cilësor të klientëve në çdo kohë;
• Marrin pjesë në takime me departamente të tjera për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit;
• Menaxhojnë buxhetet dhe planet financiare;
• Mbajnë të dhënat financiare në bazë të procedurave të konfirmuara;
• Vlerësojnë nevojën e trajnimit të stafit bazuar mbi të dhënat e mbledhura dhe ndërveprimin midis klientëve dhe vizitorëve;
• Sigurojnë që punonjësit të jenë në çdo kohë të vëmendshëm, miqësor, të dobishëm dhe të sjellshëm me të gjithë klientët dhe punonjësit e tjerë;
• Mbikëqyrin të gjithë punonjësit dhe kur është e nevojshme marrin masa disiplinore kur nuk respektohen politikat e kompanisë;
• Planifikojnë punën për të gjithë departamentet dhe shpërndajnë detyrat në përputhje me rrethanat;
• Sigurohen që shërbimi i sigurisë është efektiv;
• Kryejnë inspektime të hotelit/objektit të akomodimit dhe shërbimeve;
• Krijojnë dhe forcojnë marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe të rinjë si një strategji për rritjen e shitjeve përmes thirrjeve telefonike për shitje, paketa të
ndryshme, mesazhe mirësjelljeje, etj.;
• Identifikojnë problemet e ndërtimit dhe parashikojnë planin e ndërhyrjeve të nevojshme në objekt;
• Ndjek planin e ndërtimit me menaxherin e projektit;
• Bashkpunojnë me kontraktorët dhe furnizuesit;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta në degën e turizmit;
• Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
• Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
• Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të
shkurtër;
• Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
• Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
• Të kenë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’;
• Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
• Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
• Duhet të jenë të pajisur më me patentë

Shënim: PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT

Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose të kontaktojnë në numrin e Tel. +355686082912

Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
 


Apply WhatsApp
Back
Top