• Punonjes ngarkim - shkarkimi bagazhesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:

PUNETOR NGARKIM SHKARKIMI
(PUNESIM SEZONAL ME AFAT TE PERCAKTUAR)


Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:


(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
  • Kryen ngarkimin/shkarkimin e bagazheve te avionët dhe përdorimin e pajisjeve të caktuara;
  • Mbështet stafin e pajisjeve të ngarkimit dhe paisjeve të tjera që lidhen me procesin e ngarkimit ku dhe kur kërkohet;
  • Raporton në fund të një dite pune te supervizori në detyrë, të gjitha problemet/shqetësimet gjatë ndërrimit të operimit;
  • Sjellje e mirë dhe komunikim i mirë me kolegët dhe pasagjerët gjatë gjithë kohës;
  • Ndjek të gjitha rregullat e sigurisë gjatë punës.
Aftësite e kërkuara:
  • Aftësi për të punuar në 3 turne;
  • Mund të ngrejë pesha deri në 25 Kg;
  • I orientuar nga siguria teknike;
  • Përpikmëri dhe korrektësi.
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: human-resources@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.​
 


Apply WhatsApp
Back
Top