• Pronatyra Treg ofron vend pune Menaxher Marketi ne Durres

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Prezantim.png

Pronatyra Treg,
Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 nje rrjet shitjesh ushqimore me pakicë,
po kërkon per marketin CONAD ne Vollga, Durres:

POZICIONI: Menaxher Marketi
DEPARTAMENTI: Operacional
VENDNDODHJA: Durres
RAPORTON TE: Drejtori Operacional


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë
  • Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketit
  • Krijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientët
  • Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore, realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit, dhe implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve
  • Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë
  • Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur.
  • Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe garanton që furnizimet merren në kohë dhe në sasinë dhe cilësinë e duhur Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të skadencave dhe dëmeve të asortimentit.
  • Përgjegjës për ndjekjen e Procedures ne rast Kontestimi dhe Reklamimi
  • Përgjegjës për kryerjen rregullisht të inventarit të marketit. Siguron optimizim të gjëndjes të stokut në market dhe magazinë
  • Përgjegjës për menaxhimin e stafit të marketit, planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe performancën dhe sjelljen e stafit në punë
  • Përgjegjës të garantojë që marketi operon në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të sigurisë në punë dhe ato higjeno-sanitare
PROFILI I KANDIDATIT:
  • Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik)
  • Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market
  • Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese
  • Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
  • Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze
  • I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit
  • I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë
  • I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office
NE OFROJMË:
  • Kushte shumë të mira pune
  • Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona
MËNYRA E APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al ose në
Marketi Conad, Vollga, Rr. Taulantia, Durrës.

Afati i pranimit të aplikimeve është 11/06/2023.

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply
Back
Top