• Pronatyra Treg ofron vend pune Menaxher Llogjistike dhe Mirembajtje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Prezantim.png


Pronatyra Treg,
Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 rrjetin e shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e zhvillimit të emrit CONAD, po kërkon:

POZICIONI: Menaxher i Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
DEPARTAMENTI: Operacional
RAPORTON TE: Drejtori Operacional


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:


  • Pergjegjes per floten e makinave dhe organizimin/zbatimin e rutave, gjendjen fizike te ambienteve te kompanise si dhe mjeteve te punes.
  • Supervizon personelin e transportit dhe personelin e mirembajtjes, dhe funksionet e tyre per mbarevajtjen e punes.
  • Organizon rutin e automjeteve kompanise ne perputhje me procedurat e kompanise duke rritur eficiencen dhe ulur kostot. Dokumenton perdorimin e automjeteve dhe monitoron perdorimin e karburantit
  • Pergjegjes per sigurine teknike dhe kontrollin Teknik te Automjeve. Garanton saktesine dhe perditesimin e dokumentacionit qe duhet te jete ne automjet
  • Kontrollon dhe organizon mirembajtjen e automjeteve, sherbimet periodike dhe larjen e tyre si pjese e mirembajtjes.
  • Kontrollon ne menyre te vazhdueshme per gjoba te mundshme dhe ndermerr hapat e duhur per pagesen e tyre sipas procedurave te kompanise.
  • Koordinon procesin e importit duke bashkepunuar sa me furnitorin po ashtu edhe me me departamentin Tregtar dhe ate Operacional qe nga transporti deri ne zhdoganimin e mallit dhe dorezimin e tij ne magazine qendrore.
  • Kryen proceset e prokurimit per ofertimet e transportit, organizon sherbime te ndryshme ngarkim shkarkimi dhe procese te tjera ne funksion te procesit te importit
  • Organizon proceset e mirembajtjes se ambienteve dhe pajisjeve teknike neper pikat e shitjes dhe ambientet e kompanise.
  • Kryen vizita periodike te programuara dhe inspekton dyqanet dhe ambientet e tjera te kompanise per probleme te mundshme nga pikepamja ndertimore, elektrike, dhe mekanike
  • Siguron gadishmerine per nderhyrjen e menjehershme ne rastet e avarive emergjente.
  • Njeh mire legjislacionin e kushteve te sigurise ne dyqane, merr mase per permbushjen e kritereve te kerkuara nga autoritetet
  • Ndjek planet e renovimeve te miratuara per dyqanet dhe vepron si drejtues projekti ne ndertimet/restaurimet per hapjet e reja
  • Organizon procesin e prokurimit/blerjet ne funksion te mirembajtjes, dhe i prezanton per miratim tej eprori

PROFILI I KANDIDATIT:

  • Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik/Biznes)
  • Experience ne menaxhimin e flotave dhe / ose mirembajtje minimalisht 3 vjet. Puna ne industrine e retail perben avantazh
  • Njohuri ne nivel mesatar te gjuhes Italiane dhe Angleze
  • Zoterim i Patente Klasi B
  • Aftesi per te menduar dhe analizuar ne menyre analitike
  • Aftesi nderveprimi dhe lidership
  • I pershtatshem me punen ne ekip
  • Njohuri te mira teknike per industrine ushqimore
  • Aftesi te mira ne menaxhimin e kohes
  • Njohuri mbi konceptet ekonomike dhe financiare te industrise retail
  • Aftesi per te punuar nen presion

MËNYRA E APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al ose në adresën Rr. e Barrikadave, Galeria e Tiranës, Ish-Kinema “17 Nëntori”, Tiranë (në zyrat e Pronatyra Treg ose në marketin Conad)

Afati i pranimit të aplikimeve është 05.06.2022


Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.​

 


Apply
Back
Top