• Pronatyra Treg ofron vend pune Magazinier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
PronatyraMD, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 nje rrjet shitjesh ushqimore me pakicë, po kërkon:

POZICIONI: Magazinier
DEPARTAMENTI: Operacional

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Administron dhe mirëmban magazinën qëndrore në përputhje me politikat dhe proçedurat e kompanisë
- Përgjegjës për mbajtjen e mallit në magazinën qëndrore, marrjen në dorëzim të mallit nga furnitorët, ngarkimin/shkarkimin si dhe sistemimin e tij
- Merr pjesë në furnizimin e dyqaneve me produktet e duhura duke mbajtur parasysh datat e skadences
- Përgjegjës për evidetimin e skadenceve të produkteve duke ushtruar një kontroll të vazhdueshem te tyre
- Kontrollon nivelin te stokut me qëllim marrjen e masave te mëtejshme
- Raportim periodik ne lidhje me datat e skadencave te produkteve
- Mirëmban ambjentin e magazines
- Përgjegjës për të kryer inventarin e magazinës

PROFILI I KANDIDATIT:
- Të ketë Dëftesë Pjekurie
- Eksperienca e punës në pozicione të ngjashme
- Njohuri shumë të mira të programeve te Microsoft Office
- Aftësi për të punuar në mënyre efektive në grup
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi
- Njohuri të gjuhës Italiane në nivelin fillestar
- Aftësi shumë të mira për të etiketuar, organizuar, llogaritur dhe regjistruar
- Saktësi dhe zotësi për të inspektuar/kontrolluar
- Jetë i gatshëm të punojë me turne
- Jetë korrekt, i ndershëm dhe i besueshëm

MËNYRA E APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al ose në adresën Rr. e Barrikadave, Galeria e Tiranës, Ish-Kinema “17 Nëntori”, Tiranë (në zyrat e Pronatyra Treg). Kontakt: +355 68 20 45 369

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.​
 


Apply WhatsApp
Back
Top