• Printime, dizenjime dhe prodhim materiale vizibiliteti

Tirane më 15.03.2024

Ftesë për Ofertë

Me objekt: Printime, dizenjime dhe prodhim materiale vizibiliteti

Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.

Nëpërmjet kësaj Ftese për Ofertë kërkohet të kontraktohet një ofrues shërbimi për Printime, Dizenjime Dhe Prodhim Materiale Vizibiliteti për përmbushjen e nevojave të organizatës për realizimin e aktiviteteve të ndryshme me të rinj, organizata të shoqërisë civile dhe staf në kuadër të implementimit të projektit “Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II” në qytetin e Tiranës nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 25.03.2024 ora 16:00.

Për më shumë detaje mund ti referoheni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per Oferte - Printim & Vizibilitet - YEEP II 15.03.2024.pdf
    215.4 KB · Views: 5


Contact
Back
Top