• PRANE LIQENIT, JAPIM ME QIRA APARTAMENT 2+1 + POST PARKIMI

Cmimi Euro
1300
Prane Liqenit Artificial, Ne Kompleks Rezidencial, Jepet Me Qira Apartament 2+1+2+Garazh I Super Investuar !!! Apartamenti ndodhet ne katin e dyte te nje pallati te ri 3 katesh i pajisur me ashensor pjese e nje prej rezidencave te banimit me te reja dhe e sapo perfunduar me cilesi te larte ndertimi dhe infrastrukture bashkekohore ku ja vlen te theksohen ambientet e perbashketa te mire administruara si dhe vemendja qe i eshte kushtuar gjelberimit ne kete rezidence, siguria maksimale me security 24h etj.
Apartamenti ka siperfaqe totale prej 132 m2 dhe organizohet ne koridorin hyres i cili ben shperndarjen e ambjenteve, salloni i bollshem bashke me kendin e gatimit dhe dalje ne ballkon me pamje nga liqeni artificial, dy dhoma gjumi, dy tualete me dritare.
Ne apartament vihet re investimi i sapo perfunduar ku eshte menduar per cdo detaj nga arkitekti dhe vihen re parketi laminat AC5, vetratat dopjo xham termike, kondicionim multi split super inverter, pajisje elektro shtepiake nga marka prestigjoze SMEG, hidrosanitare dhe pajisje tualeti gjermane Hans Grohe, mobilimi material dru i punuar me porosi etj. Bashke me apartamentin jepet me qira dhe posti i parkimit i ndodhur ne katin -1 te rezidences i cili lidhet me ashensor me pjesen e banimit. Zona ne te cilen ndodhet me dalje te shpejt ne unazen e madhe dhe shume prane liqenit artificial eshte nga me te kerkuarat e momentit per shkak te faciliteteve per nje jetese sa me komode.
Per me teper informacion ose nje vizite ne prone kontaktoni me kontaktoni ne numrin e telefonit.

Cel. : 0686050151
 


WhatsApp
Back
Top