• Pozicioni: Specialist i Arkives dhe Protokollit

Njoftim per vend te lire pune

Pozicioni:
Specialist i Arkives dhe Protokollit

Njesia: Njesia e Administrimit dhe Menaxhimit te Pronave

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS:

Punonjësi i Arkivit dhe Protokollit është përgjegjës për mbledhjen, ruajtjen, kujdesin dhe menaxhimin e të dhënave dhe dokumenteve që synojnë të ruajnë historikun e bankes per qëllime të ardhshme.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS:

Kryen detyrën në përputhje me Rregulloren & Procedurën e UBA si dhe në përputhje me Kuadrin Ligjor Shqiptar.

Ushtron me ndershmëri, objektivitet dhe zell kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.

Të jetë i kujdesshëm në përdorimin e informacionit konfidencial dhe nuk duhet ta përdori informacionin për përfitime personale dhe as në mënyrë që të jetë në kundërshtim me Ligjin ose në dëm të interes së bankës.

Arkivisti është përgjegjës për zhvillimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe rritjen e sistemeve për mbledhjen, ruajtjen dhe ndarjen e analogjive dhe koleksioneve dixhitale.

Arkivisti ruan dhe krijon akses në historikun e bankes.

Mbikëqyr proceset që lidhen me mbledhjen, vlerësimin, rregullimin dhe përshkrimin e dosjeve për arkivin.

Krijon arkiva të aksesueshme për një gamë të gjerë përdoruesish.

Magazinon dhe ruan dokumentat që jane per shkaterrim.

KËRKESAT E PËRGJITHSHME:

Diplomë Universitare

Njohuri te mira te gjuhes angleze

I/e kujdesshem ndaj detajeve dhe analitik

Aftesi organizative dhe administrative shume te mira

Te ruaje konfidencialitetin dhe te kete nje sjellje etike e profesionale

I/e aftë për të punuar në një ekip

Aftesi shume te mira komunikimi dhe ne maredheniet nderpersonale

I/e afte te punoje nen presion e me volume te medha pune

Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe letren e motivimit ne adresen e e-mailit hr@uba.com.al . Ju bejme me dije qe vetem kandidatet e shortlistuar do te kontaktohen per interviste.

Afati i fundit i aplikimit 9 Shkurt, 2024.
 


Apply
Back
Top