• POZICION VAKANT-Juriste (Përfaqësues Ligjore për Korporatë)-Gjonaj Group Holdings shpk

Themeluar në vitin 2009, Gjonaj Group Holdings është prezent me kompanitë në 13 vende në të gjithë botën, në fushën e telekomunikacionit, prodhimit dhe shit-blerjes së energjisë, marketingut, pasurive të patundshme dhe mikpritjes, operacioneve të eksportit të fruta perimeve.
Në kuadër të zhvillimit të kompanisë INFO-Telecom pjesë e Gjonaj Group Holdings shpall pozicione vakante:

Juriste (Përfaqësues Ligjore për Korporatë)-Gjonaj Group Holdings shpk

Kualifikime/kërkesa
  • Kandidati duhet të ketë perfunduar studimet Master dhe të jetë i paisur me Licencën përkatëse për të ushtruar Përfaqësimin Ligjor.
  • Eksperiencë të mëparëshme deri në 3-5 vite në përfaqësime Ligjore për Korporatë.
  • Përfaqësuesi ligjorë duhet të njohë dhe të ndjekë standarde të larta etike dhe profesionalizmi. Kjo përfshin kujdesin për konfidencialitetin e informacionit të klientit, shmangien e konflikteve të interesave, dhe sjelljen e ndershme në raport me klientët dhe palët e treta.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi të mira analitike, të ketë njohuri të ligjit për të përfaqësuar me sukses klientët në çdo ent Ligjor ose në procedura të tjera ligjore.
  • Perfaqësuesi Ligjor duhet të ketë Njohuri të Specializuara në fusha të caktuara të ligjit, fusha të ndryshme civile, penale, fiskale, apo të tjera.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera të komunikimit, për të bashkëbiseduar me klientët, përfaqësuar ata para Klientëve dhe ente ligjore, dhe për të shpjeguar me qartësi dhe saktësi të drejtat dhe obligimet ligjore të klientëve.
  • Aftësi të menaxhimit të kohës: aftësi të mira të menaxhimit të kohës për të plotësuar kohëzgjatjen e procedurave ligjore dhe për të kujdesur për shumë raste njëkohësisht.
Detyrat / pergjegjesitë:
  • Këshillim juridik: Përfaqësuesi ligjor është i përgjegjshëm për ofrimin e këshillave juridike kompanisë dhe stafit të saj mbi çështje ligjore të ndryshme. Kjo përfshin interpretimin e ligjeve të ndryshme dhe rregulloreve që ndikojnë në veprimtarinë e kompanisë.
  • Përgatitja dhe rivizioni i kontratave: Përfaqësuesi ligjor ka përgjegjësi për përgatitjen, rivizionin dhe vlerësimin e kontratave dhe marrëveshjeve të tjera që kompania bën me palët e treta.
  • Zbatim i politikave të kompanisë: Përfaqësuesi ligjor ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të kompanisë që lidhen me çështjet ligjore, duke siguruar që punonjësit e kompanisë të jenë të informuar dhe të kuptojnë rregulloret dhe udhëzimet relevante.
  • Menaxhimi i çështjeve ligjore: Përfaqësuesi ligjor është përgjegjegjës për menaxhimin e çështjeve ligjore që kanë ndodhur ose mund të ndodhin në kompani. Kjo përfshin hetimin e reklamimeve, konflikteve me palët e treta, dhe përfaqësimin e kompanisë në procedurat gjyqësore ose të arbitrazhit.
  • Përmbushja e kërkesave ligjore: Përfaqësuesi ligjor duhet të sigurojë që kompania të përmbushë të gjitha kërkesat ligjore të aplikueshme në fushën e saj të veprimtarisë. Kjo përfshin përgatitjen e dokumentacionit ligjor, raportimin dhe arkivimin e nevojshëm.
Procedurat e Aplikimit
Curriculum Vitae e detajuar është një domosdoshmëri për aplikim.
Aplikanti që posedon certifikatat profesionale, letrat e referencës do të konsiderohet me prioritet më të lartë për intervistë
Ju lutemi dërgoni të gjitha dokumentet në hr@gjonajholdings.com
Informacione të mëtejshme në lidhje me pozicionin mund të merren duke telefonuar në numrin e mëposhtëm:
Mob: +355684016349
 


Apply WhatsApp
Back
Top