• Personel akademik efektiv pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Lajmërim
Për punësim personeli akademik

SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në kuadër të procesit të plotësimit të personelit akademik të Departamentit të Shkencave Kompjuterike, kërkon të punësojë personel akademik efektiv, në pozicion pune me përshkrimin:

Personel akademik efektiv pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike.
Kandidati fitues do të ketë si përgjegjësi zbatimin e të gjitha detyrimeve që përcaktohen në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe zbatimin e detyrimeve që përcaktohen në statutin dhe rregulloret e SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” për pozicionin që do të mbulojë.

Kandidati duhet të përmbushë këto kritere:
  • Te zoteroje gradën shkencore Doktor ne Shkenca Kompjuterike, Inxhineri Kompjuterike ose ne nje fushe te perafert.
  • Nota mesatare e studimeve universitare (Bachelor dhe Master i Shkencave) të jetë ≥ 8.0 (e barabartë ose më e lartë se 8.0), është kusht hyrës;
  • Dëshminë/Certifikatën e mbrojtjes së gjuhës së huaj, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare. Preferohet gjuha angleze;
  • Të ketë përvojë akademike në mësimdhënie
Kandidatët aplikues, deri në datën 15 Tetor 2019, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në “Universiteti Marin Barleti” (në formë të printuar) si dhe në adresën elektronike hr@umb.edu.al, dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kopje të noterizuar të diplomave dhe listës së notave të studimeve universitare dhe pasuniversitare;
  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe dhe angleze, në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
  • Një kopje të një: 1- punimi shkencor dhe 2- sylabusi të hartuar personalisht për njërën nga fushat e përcaktuara në lajmërim;
  • Dy kontakte reference. (opcionale)
Informacion i rëndësishëm:
Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme dotë njoftohen për një intervistë individuale me Komisionin ad hoc të ngritur për këtë proces përzgjedhjeje.
Kandidatët të jenë të përgatitur për të zhvilluar eventualisht një leksion të hapur me studentë të Drejtësisë si dhe pedagogë të Departamentit. Kandidati është i lirë të zgjedhë personalisht temën që do të trajtojë nga fusha e kompetencave të tij.

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top