• Pergjegjesi Mirembajtes per impiantet ndihmese

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.


Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Pergjegjesi Mirembajtes per impiantet ndihmese

Përgjegjës për programimin, kordinimin dhe kryerjen e aktiviteteve te mirembajtjes parandaluese dhe asaj te menjehereshme ne menyre qe te sigurohet permiresimi i funksionimit te linjave te prodhimit dhe impianteve ndihmese, me fokus kryesor në impiantet ndihmëse. Mbikëqyre personelin e mirembajtjes gjate punes per te siguruar respektimin e rregullave te sigurimit teknik.

Roli dhe përgjegjësitë:

  1. Programon ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme, duke përcaktuar prioritetet e ndërhyrjes per impantet ndihmese.
  2. Menaxhon dhe koordinon nënkontraktorët gjate aktivitetit te tyre
  3. Kontrollon efikasitetin e impianteve ndihmese
  4. Kontrollon dhe aprovon raportin e nderhyrjeve te kryera nga stafi si dhe përpunon raportet periodike të monitorimit të mirëmbajtjes.
  5. Vlereson performancen e impianteve dhe propozon aksione permiresuese o investime
  6. Ndihmon ne përgatitjen e vlerësimit të rrezikut
  7. Të punojë me Menaxherin e Shendetit dhe Sigurise ne Pune që të marrë masat e nevojshme për të parandaluar zjarret dhe evakuimin e vendeve të punës, si dhe për cdo rrezik tjeter serioz dhe të menjëhershëm.
  8. Siguron regjistrimin me saktesi te dokumentacionit ne perputhje me procedurat ne fuqi
Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diploma e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike /elektronike, Mekanike/Mekatronike.
  • Eksperience ne menaxhimin e prodhimit, mirembajtjes dhe sigurise teknike te personelit ose me shume vite pune.
  • Aftesi shume te mira komunikimi.
  • Aftesi te larta operacionale.
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe / ose angleze.
Aftësitë teknike:

  • Njohuri të fortë dhe të kuptuarit e sigurisë procesit, sigurinë elektrike dhe GMP.
  • Aftësi të shkëlqyera, njohuri dhe përvojë në kryerjen e mirëmbajtjes parandaluese.
  • Njohja e mirëmbajtjes, të kuptojnë skemat, vizatime Auto CAD dhe objekteve të blerjes.
  • Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.
  • Njohja dhe përdorimi i aplikacioneve software teknike.
  • Aftësitë per identifikimin e difekteve te pajisje të mirëmbajtjes.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.


Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit
0682019291.

CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;

CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.

CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.

 


Apply WhatsApp
Back
Top