• Pergjegjes(e) Magazine, Durres

KERKOHET MAGAZINIER(E)
Kompania Natyral & ATC kerkon pergjegjes(e) ne pozicionin e magazinierit(es) qe ka pergjegjesine per te menaxhuar dhe kryer cdo proces te hyjes e daljes se mallit ne magazine dhe pasqyrimin e saj ne sistemin financiar Financa5 qe lidhet me magazinen perkatese te kompanise.

Objektivat kryesore te pozicionit jane:


  • Te kontrolloje te gjithe mallin qe hyn dhe del ne hapesiren qe ka nen pergjegjesi si dhe te sistemoje ate ne sektoret perkates.
  • Te kontrolloje vazhdimisht gjendjen fizike me ate qe ka te ngarkuar ne sistemin financiar.
  • Te kujdeset per mirembajtjen e magazines si dhe per te gjitha te mirat materiale te vendosura ne hapesiren qe ka nen pergjegjesi dhe administrimin e mallit brenda saj.
  • Te kete nen kontroll inventarin e aseteve ne pergjegjesi te magazines.
  • Te kontrolloje sasine dhe cilesine e te gjithe mallrave qe hyjne e dalin si dhe te beje sistematikisht inventaret per te gjithe sektoret e magazines;
  • Te beje ne baze te flete-hyrjeve, flete-daljeve, flete shoqerimet, ngarkimet dhe shkarkimet dhe kontrollin e sasise e cilesise se materialeve qe hyjne e dalin nga magazina; keto te paraqitura edhe ne sistemin financiar.
  • Te mbaje dokumentat e meparshme, si flete hyrje, flete dalje, kartela, liber magazine, flete kerkese,flete shoqerimi dhe proces verbal etj.
  • Te koordinohet me operatorin e Finances mbi inventarin e magazines gjate procesit te dorezimit te materialeve;
  • Te dorezoje ne afat dokumentat e kerkuara nga Financa.
  • Te raportoje tek Financa per punen e kryer dhe problemet qe ka.
  • Te ruaje dokumentacionin e levizjeve te magazines fizikisht dhe ne sistemin finanaciar;



Kualifikimi i kerkuar:




  • Te kete mbaruar shkollen e larte, preferohen dege te Ekonomikut;
  • Te kete aftesi baze ne perdorimin e kompjuterit (njohuri per paketen Microsoft Office).
  • Njohuri te gjuheve te huaja jane avantazh.
  • Eksperienca te meparshme perbejne avantazh
  • Te jete me vendbanim ne zonen e Durresit



Aftesi te kerkuara:




  • Te jete korrekt dhe fleksibel;
  • Te jete i organizuar dhe i komunikueshem, per punen ne grup.
  • Te gezoje frymen e punes ne grup dhe te jete dinamik;
  • Te jete i komunikueshem dhe pergjegjes per zbatimin e detyrave te ngarkuara ;
  • Te jete menaxhues i mire i kohes se punes.

Aplikantet e interesuar te dergojne CV ne adresat e meposhtme:
sales@natyral-atc.com; info@natyral-atc.com

Kontakt: +355 682166155
 


Apply WhatsApp
Back
Top