• Përfaqësues SOS në Terren për mbledhjen e fondeve

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, humanitare dhe jofitimprurëse. Nga viti 1995, ne kemi punuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror, fuqizimin e familjeve në rrezik, pavarësinë ekonomike të të rinjve nga grupet e rrezikuara, si dhe ofrimin e ndihmës në situata emergjente përmes llojeve të ndryshme të mbështetjes. Krahas kujdesit të tipit familjar dhe mbështetjes ndaj familjes, ne advokojmë aktivisht për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.

Ke dëshirë që puna jote mund të ndryshojë jetët fëmijëve dhe tërinjve pa kujdes prindëror?Nëse përgjigja jote është PO, atëherë ne të inkurajojmë të jesh pjesë e ekipit tonë!
Çfarë kërkojmë?
Eksperiencë pune në terren dhe komunikimi drejtpërdrejt me qytetarë
Eksperiencë në shitje
Aftësi negocimi
I/E orientuar drejt rezultateve
Një qasje proaktive
Komunikim pozitiv dhe i sjellshëm
Aftësi për punë në ekip
Motivim dhe përkushtim për punën humanitare

Çfarë ofrojmë?
Paga mujore e rregullt duke fillluar nga 40.000 Lekë
Bonuset stimuluese
Oraret e punes fleksibël, 20 orë në javë
Eksperiencë në një organizatë humanitare ndërkombëtare joqeveritare
Zhvillimi i njohurive dhe aftësive të reja
Trajnim i vazhdueshëm dhe mundësi për zhvillim në organizatë

Apliko në adresën e e-mailit : miksos@soskd.org.al . Stafi ynë do të kontaktoj me ju.
 


Apply
Back
Top