• Operatore Shërbim Klienti (nëpërmjet telefonit)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Operatore makinerie / fabrike
Gjuha
Eksperienca
Pozicioni: Operatore Shërbim Klienti
(nëpërmjet telefonit)
Tipi i punës: Kohë e plotë, i përhershëm
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri


Delta Pharma (https://deltapharma-al.com/) është kompania më inovative farmaceutike në vend, që përqafon përditësimet e fundit të teknologjisë. Është e orientuar drejt klientit, e përqendruar në shitjen e barnave Inovative, Xhenerike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Rx, Shtesave Ushqimore dhe Pajisjeve Mjekësore.


Qëllimi i pozicionit:
Marrja përsipër e përgjegjësive për komunikimin gjithëpërfshirës me klientin për marrjen e porosive, njoftimin e ofertave, dëgjimin e ankesave apo kërkesave si dhe koordinimin me të gjitha strukturat e brendshme për zgjidhjen deri në shterim të problematikës së përcjellë. Këtu përfshihet njohja e procedurave, zbatimi i përpiktë i tyre dhe ruajtja e gjithë normave të mirësjelljes dhe komunikimit me klientin në të gjitha rastet.


Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, të paktën nivelin ‘Bachelor’. Arsimi në fushat e biologjisë, kimisë, mjekësisë, infermierisë apo degë të tjera të ngjashme do të përbëjë avantazh.
- Përvojë të mëparshme në shërbim klienti, mundësisht nëpërmjet telefonit.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bindëse.
- Person i kujdesshëm, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve dhe me vëmendje ndaj detajeve.


Procedura e aplikimit:
Lutemi dërgoni Curriculum Vitae tek hr@deltapharma-al.com dhe do t’ju kontaktojmë për të diskutuar më shumë. Në zbatim të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtën e të dhënave personale”, aplikimi juaj do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top